☁️
Tiranë 16°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,779 ▼ -1.21% ETH $2,376 ▼ -1.34% XRP $1.2837 ▼ -3.12% SOL $102.0400 ▼ -2.49%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Shumica e mediave amerikane përkrahin Hillary Clinton

Një pjesë e mirë e mediave më të rëndësishme në SHBA do të përkrahin kandidaten e Partisë Demokratike, Hillary Clinton, në zgjedhjet presidenciale.

Fushata zgjedhore në SHBA për zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen muajin e ardhshëm ka marrë një formë shumë të tensionuar. Ndërkohë që shumica e mediave përkrahin Clinton në këto zgjedhje, një pjesë e vogël edhe pse nuk shprehen hapur për kandidatin që përkrahin, kritikojnë kandidatin e Partisë Republikane, Donald Trump.

Një nga gazetat më të shitura të SHBA-së, “USA Today”, me një të kaluar 34 vjeçare në fushën e medias, ka dalë hapur duke thënë se janë bërë pjesë e zgjedhjeve dhe se janë kundër Trump.

“Në zgjedhjet e ardhshme, mes kandidatëve nuk ka vetëm pikëpamje të ndryshme ideologjike. Këshilli i çështjeve të shkrimeve pranë gazetës tonë është i mendimit se Trump nuk është kandidat i duhur për president”, thuhet në një deklaratë të gazetës.

“Washington Post” e cila në zgjedhjet e kaluara ishte në anën e Barack Obamës, ka marrë një pozicion shumë të qartë kundër Trump. Gazeta ka bërë vazhdimisht thirrje lexuesve të saj kundër Trump dhe ka theksuar se ai nuk është kandidati i duhur për të drejtuar vendin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.