🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 106.42 ▲6.29%
ARI 4,620 ▼4.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,638 ▼ -3.56% ETH $2,048 ▼ -4.72% XRP $1.3162 ▼ -3.24% SOL $79.0900 ▼ -6.4%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.42 ▲6.29 % ARI 4,620 ▼4.02 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.42 ▲6.29 % ARI 4,620 ▼4.02 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Libri

Velo, mes arkitektëve që ndryshuan shijet estetike

Shqipëria, në historinë e arkitekturës bashkëkohore të 50 viteve të fundit

Arkitekura bashkekohoreArkitektura shqiptare, gjatë regjimit komunist në vend, ka pasur shenja të hapura disidence. Historia e një ndërtese realizuar nga arkitekti Maks Velo, e cila i kushtoi 8 vite burg gjatë komunizmit, për shkak të influencave moderniste, është bërë pjesë në një prej botimeve më të mira kohët e fundit mbi “Historinë e arkitekturës bashkëkohore 1960-2010”. Nën kujdesin e Elie G. Haddad, ky është një prej botimeve më gjithëpërfshirëse të historisë së arkitekturës botërore në këto 50 vitet e fundit. Teksa bëhet një rrëfim për tendencat në arkitekturë në ish-vendet sovjetike, Afrikë, Azi, Kinë, ndryshimet në SHBA të pas viteve 1960, një vend të veçantë zë edhe Shqipëria. Dhe pse një vend komunist, ka pasur arkitektë që kanë sjellë risi, duke thyer skemat e komunizmit, dhe duke sjellë fantazi, pavarësisht se kjo u ka kushtuar humbjen e lirisë. Rasti i Velos, shihet si interesant në morinë e arkitekturave të asaj periudhe. Studimi nis nga viti 1960, duke qenë se ai ishte dhe viti i kthesës për sa u përket lëvizjeve moderne në arkitekturë. Prej atij viti arkitektura u ndikua nga tekstet e Aldo Rossi-t dhe Roberto Venturi-t, duke u bërë revolucionare. Libri sjell një vështrim shpesh edhe kritik mbi zhvillimin e arkitekturës në shumë vende. Teksa paraqiten momentet e lëvizjeve të mëdha në arkitekturë, jepet dhe një studim gjeografik i vendeve ku kanë ndodhur këto lëvizje, duke dhënë një skemë të lëvizjes estetike botërore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.