Ekonomia

Vendet e Ballkanit, marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e depozitave bankare

Institucionet e sigurimit të depozitave të Ballkanit, anëtare të Forumit Evropian të Sigurimit të Depozitave, në vijim të dy takimeve të mëparshme gjatë vitit 2015 në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë, u takuan këtë javë në Zlatibor, Serbi, për vazhdimësinë e nismave në kuadër të shkëmbimit të njohurive, eksperiencës dhe praktikave më të mira në fushën e sigurimit të depozitave.

Duke synuar ti japin një hov të mëtejshëm bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimit të ekspertizës,
autoritetet e sigurimit të depozitave të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë,
Malit të Zi dhe Serbisë përfaqësue të Institucioneve të Sigurimit të Depozitave nga vendet përkatëse, nënshkruan një Marrëveshje shumëpalëshe Bashkëpunimi.

Marrëveshja ka si qëllim ti mundësojë palëve nënshkruese krijimin e platformave për të mbështetur interesat e përbashkëta në organizmat ndërkombëtare të anëtarësimit, kontributin e ndërsjellte sa i takon eksperiencës dhe ekspertizës, si dhe bashkëpunimin e ngushtë në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar në rajon.

Autoritetet nënshkruese synojnë të realizojnë shkëmbim të informacioneve në lidhje me situatën në sektorët përkatës financiarë dhe bankarë, pjesëmarrje në ushtrimin e simulimit të krizave, projekteve të
përbashkëta kërkimore, përmirësim të kuadrit rregullator dhe proçedurave të ndryshme, ngritjen e grupeve
të ekspertëve, shkëmbimit të personelit dhe organizmit të trajnimeve, etj.
Pjesë e takimit ishin dhe panele diskutimi mbi tema si monitorimi i riskut dhe vlerësimi i primit
të sigurimit të depozitave, si dhe financimi dhe administrimi i fondit të sigurimit të depozitave.
Shënim për Redaktorët

Agjencia e Sigurimit të Depozitave – ASD
Agjencia e Sigurimit të Depozitave është institucion publik i krijuar në vitin 2002. Agjencia funksionon në
bazë të ligjit Nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, me mandat administrimin e
skemës së sigurimit të depozitave në Republikën e Shqipërisë. Objektivi kryesor publik i Agjencisë është
kompensimi i depozitave të depozituesve deri në 2.500.000 lekë për depozituesit në sistemin bankar dhe deri
në 2.000.000 lekë për depozituesit në shoqëritë e kursim kreditit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button