⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,762 ▼ -0.07% ETH $2,235 ▲ +0.16% XRP $1.1599 ▼ -3.08% SOL $89.5900 ▼ -1.06%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kronika

Vendi i parë në rajon, Shqipëria anëtarësohet në International Coalition on Cyber Security Workforces

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike përmes një postimi në mediat sociale ka njoftuar këtë të enjte se Shqipëria është anëtarësuar në International Coalition on Cyber Security Workforces, ICCSW. Sipas njoftimit, Shqipëria është bërë zyrtarisht vendi i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që i bashkohet ICCSW.

Ndër të tjera Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike thekson se anëtarësimi në ICCSW përforcon vizionin për ta shndërruar vendin në një qendër rajonale të dijes dhe ekspertizës kibernetike.

Sipas njoftimit, përmes këtij koalicioni, profesionistët shqiptarë do të ketë qasje në standardet ndërkombëtare dhe do të kontribuojnë drejtpërdrejt në formësimin e politikave globale të mbrojtjes digjitale.

“Shqipëria bëhet vendi i parë në rajon që anëtarësohet në ICCSW. Shqipëria është anëtarësuar në International Coalition on Cyber Security Workforces (ICCSW), duke u bërë vendi i parë nga rajoni që i bashkohet këtij koalicioni ndërkombëtar për zhvillimin e kapaciteteve profesionale në sigurinë kibernetike.

ICCSW udhëhiqet nga Departamenti Britanik për Shkencë, Inovacion dhe Teknologji (DSIT) dhe bashkon qeveri e organizata që punojnë për ngritjen dhe ruajtjen e një fuqie punëtore të kualifikuar e të qëndrueshme në këtë fushë.

Puna e koalicionit fokusohet në krijimin e një terminologjie të përbashkët për aftësitë profesionale, shkëmbimin e praktikave më të mira, përcaktimin e standardeve minimale të cilësisë për profesionistët dhe rritjen e ndërveprueshmërisë ndërmjet kuadrove kombëtare të sigurisë kibernetike.

Anëtarësimi në ICCSW mbështet vizionin e Qeverisë shqiptare për ta pozicionuar Shqipërinë si një qendër rajonale të dijes dhe ekspertizës në sigurinë kibernetike. Përmes këtij bashkëpunimi, vendi do të kontribuojë në zhvillimin e qasjeve dhe standardeve të përbashkëta ndërkombëtare, do të shkëmbejë ekspertizë me shtetet anëtare dhe do të forcojë përgatitjen e profesionistëve shqiptarë në këtë fushë”, thuhet në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.