Politika

Vendimi i Kushtetueses për KLD-në, Meta: Do e shqyrtojmë me vëmendje

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta tha sot se parlamenti do ta shqyrtojë me shumë qetësi dhe vëmendje, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila një ditë më parë pranoi pjesërisht kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen në papajtueshmëri me Kushtetutën të nenit 4 të ligjit për Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Meta-Opozita-e-jonë-ka-nevojë-të-bëhet-më-e-përgjegjshme-ka-nevojë-të-bëhet-më-parimore-1-303x2001“Do ta shohim me shumë qetësi dhe vëmendje çdo akt të zbardhur të Gjykatës Kushtetuese  kur ai të vijë tek ne. Kuvendi do e shohë me vëmendje dhe respektin maksimal dhe është Kuvendi ai që do të vendosë”, iu përgjigj Meta interesimit të gazetarëve, pas një konferencë mbi të drejtën e informimit.
Një ditë më parë Kushtetuesja pranoi pjesërisht kërkesën e PD-së për shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të nenit 4 të ligjit për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ndërsa rrëzoi kërkesën e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e nenit 7 të po këtij ligji.

PD kërkoi shpalljen të papajtueshëm të nenit që kushtëzon se anëtarët e KLD-së të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore duhet të kenë një përvojë pune në profesion jo më pak se 10 vjet, ndërsa anëtarët që zgjidhen nga Kuvendi duhet të jenë juristë e jo gjyqtarë me një përvojë pune prej të paktën 15 vitesh në profesion.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button