☁️
Tiranë 14°C · Vranët 07 May 2026
S&P 500 7,365 ▲1.46%
DOW 49,911 ▲1.24%
NASDAQ 25,839 ▲2.02%
NAFTA 95.98 ▲0.95%
ARI 4,701 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $81,366 ▲ +0.01% ETH $2,350 ▼ -1.02% XRP $1.4239 ▲ +0.44% SOL $89.3300 ▲ +3.15%
S&P 500 7,365 ▲1.46 % DOW 49,911 ▲1.24 % NASDAQ 25,839 ▲2.02 % NAFTA 95.98 ▲0.95 % ARI 4,701 ▲0.14 % S&P 500 7,365 ▲1.46 % DOW 49,911 ▲1.24 % NASDAQ 25,839 ▲2.02 % NAFTA 95.98 ▲0.95 % ARI 4,701 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
07 May 2026
Breaking
Bota

Venezuelë, granata nga një helikopter mbi Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë e Venezuelës është sulmuar me granata të lëshuara nga një helikopter, episod ky që e shtyu presidentin Nicolas Maduro të flasë për “sulm terrorist”.
Oficeri i policisë, i cili pilotonte mjetin e vjedhur fluturues, lëshoi një deklaratë ku denoncohej ajo që ai e quan “një qeveri kriminale”.
Maduro përballet prej muajsh me protesta masive, mes krizës politike dhe asaj ekonomike që kanë pllakosur vendin, e Gjykata e Lartë është institucioni i kritikuar rregullisht nga opozita se, me vendimet e saj e forcon kapjen e tij të pushtetit.
Sipas zyrtarëve vendas, mbi gjykatë janë hedhur 4 granata e ka pasur edhe 15 të shtëna në drejtim të Ministrisë së Brendshme. Nuk ka raporte për të plagosur, por Maduro pretendon se në ambientet e Gjykatës së Lartë po zhvillohej një “aktivitet social”, e thotë se sulmi mund të ketë shkaktuar me dhjetëra të vdekur.
Një prej granatave, nga sa pretendon ai vet, nuk arriti të shpërthente. Presidenti sqaroi se piloti kishte punuar dikur për ish-ministrin e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme, Miguel Rodriguez Torres. Vet efektivi i policisë, vendndodhja aktuale e të cilit nuk dihet, e identifikon veten si Oscar Perez në videon e postuar në Instagram, ku u bën thirrje venezuelianëve t’i kundërvihen tiranisë.
“Venezuelianë, vëllezër të dashur. Ne këtu nuk flasim në emër të shtetit. Ne jemi një grup oficerësh të ushtrisë, policisë dhe civilë që kërkojmë ekuilibrin dhe duam largimin e kësaj qeverie të përkohshme kriminale. Nuk i përkasim asnjë partie politike, jemi thjesht nacionalistë, patriotë, institucionalistë. Luftën nuk e kemi me forcat e sigurisë, e kemi me pandëshkueshmërinë e këtij ekzekutivi”, tha piloti.
Kundërshtarët e qeverisë në Venezuelë duken të vendosur t’i vazhdojnë protestat e rrugës, derisa të shpallen zgjedhjet e reja e të përmbyset qeveria aktuale. Në valën e demonstratave të nisura më 1 prill janë vrarë deri tani më shumë se 70 persona.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.