☁️
Tiranë 15°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,592 ▼0.49%
DOW 45,918 ▼0.66%
NASDAQ 22,021 ▼0.59%
NAFTA 98.38 ▲3.06%
ARI 4,598 ▼6.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $69,331 ▼ -2.79% ETH $2,108 ▼ -3.26% XRP $1.4297 ▼ -0.74% SOL $87.2500 ▼ -1.94%
S&P 500 6,592 ▼0.49 % DOW 45,918 ▼0.66 % NASDAQ 22,021 ▼0.59 % NAFTA 98.38 ▲3.06 % ARI 4,598 ▼6.1 % S&P 500 6,592 ▼0.49 % DOW 45,918 ▼0.66 % NASDAQ 22,021 ▼0.59 % NAFTA 98.38 ▲3.06 % ARI 4,598 ▼6.1 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Kosova

Veseli: Integrimi evropian, vizion konsensual i shoqërisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha të martën se roli i Kuvendit në përshpejtimin e proceseve integruese është i shumëfishtë dhe shtrihet në disa fusha, duke filluar nga hartimi i një legjislacioni i cili është në përputhje me kriteret dhe standardet e Bashkimit Evropian.

Veseli këto komente i bëri në konferencën gjithëpërfshirëse “Roli i Kuvendit në Procesin e Integrimit Evropian”, të organizuar sot nga Komisioni për Integrime Evropiane, me mbështetjen e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim.

Kryeparlamentari Veseli tha se vizioni për integrimin evropian është vizion konsensual i shoqërisë së Kosovës dhe se kjo është një pikënisje tejet e rëndësishme.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës, si institucioni më i lartë i shtetit është i përkushtuar tërësisht që të ndihmojë të gjitha proceset që lidhen e integrimin evropian të vendit tonë”, tha ai.

“Vetëm pak javë më parë, Kuvendi i Kosovës me procedurë të përshpejtuar, ka miratuar ligje që dalin nga pakoja e procesit të liberalizimit të vizave, duke i dhënë mbështetje plotësimit të kritereve që burojnë nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Ne do të vazhdojmë ta trajtojmë këtë proces me prioritet të lartë, duke ushtruar edhe presion mbi institucionet përgjegjëse për zbatim sa më të shpejtë të obligimeve të tyre, me qëllim të avancimit të agjendës evropiane”, theksoi kreu i Kuvendit të Kosovës.

Miratimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit nga ana e Komisionit Evropian, Veseli e konsideroi një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në, e cila, sipas tij, do të hap një kapitull të ri të këtyre marrëdhënieve, transmeton Telegrafi.
Kryeparlamentari shfaqi shpresën se kjo marrëveshje do të nënshkruhet shumë shpejt.

Roli i Kuvendit në proceset integruese të Kuvendit, shtoi Veseli, shtrihet edhe nëpërmjet zhvillimit të diplomacisë parlamentare, sidomos me vendet fqinje, nëpërmjet fqinjësisë së mirë dhe pa konflikte, si standard dhe vlerë euro-atlantike, parlamentarizmit ekonomik dhe fuqizimit të mbikëqyrjes parlamentare, sidomos të mekanizmave që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

“Unë jam i bindur se Kuvendi i Kosovës ka të gjithë vullnetin dhe mundësitë që në kohën e duhur të përmbushë këtë rol të shumëfishtë në të mirë të vendit dhe qytetarëve”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.