☁️
Tiranë 7°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 89.27 ▲1.29%
ARI 4,385 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,753 ▲ +4.15% ETH $2,151 ▲ +5.29% XRP $1.4313 ▲ +3.76% SOL $91.3600 ▲ +6.39%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.27 ▲1.29 % ARI 4,385 ▼0.5 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.27 ▲1.29 % ARI 4,385 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Veseli: Kosova, e përkushtuar në axhendën euroatlantike

“Kosova është e përkushtuar për të vazhduar punën në axhendën euroatlantike”, theksoi sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë takimit me një delegacion të gjerë nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie të Jashtme, të kryesuar nga dr. Harald Kindermann, Sekretar gjeneral i Këshillit.

Kryetari Veseli i njohu mysafirët nga Gjermania për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, për situatën politike në vend, veçanërisht, pas vendimeve shumë të rëndësishme të institucioneve evropiane për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, liberalizimin e vizave dhe pranimin e Kosovës në UEFA.

Veseli theksoi ndikimet pozitive që këto vendime do të kenë për Kosovën dhe qytetarët e saj, si në rrafshin e brendshëm, ashtu edhe sa i përket perspektivës evropiane dhe përfaqësimit ndërkombëtar të vendit.

Kryetari Veseli foli, po ashtu, edhe për raportet e shkëlqyera që Kosova dhe Gjermania kultivojnë midis tyre.

Përfaqësuesit e Këshillit Gjerman për Marrëdhënie të Jashtme, nga ana e tyre, u interesuan për situatën aktuale në Kosovë, zhvillimet që shoqëruan jetën parlamentare të Kosovës në muajt e fundit, për procesin e integrimit evropian të saj dhe një varg zhvillimesh të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.