☁️
Tiranë 11°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,592 ▲1.31%
DOW 46,298 ▲1.58%
NASDAQ 21,948 ▲1.39%
NAFTA 88.96 ▼9.44%
ARI 4,427 ▼3.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,928 ▲ +3.26% ETH $2,149 ▲ +3.34% XRP $1.4430 ▲ +3.65% SOL $90.9700 ▲ +4.22%
S&P 500 6,592 ▲1.31 % DOW 46,298 ▲1.58 % NASDAQ 21,948 ▲1.39 % NAFTA 88.96 ▼9.44 % ARI 4,427 ▼3.23 % S&P 500 6,592 ▲1.31 % DOW 46,298 ▲1.58 % NASDAQ 21,948 ▲1.39 % NAFTA 88.96 ▼9.44 % ARI 4,427 ▼3.23 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Veseli: Pesë persona me nevoja të veçanta do të punësohen në Kuvend

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur përfaqësuesit e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, me rastin e daljes së numrit të parë të revistës mujore në alfabetin Brajl, “Syri ynë”, dedikuar personave të verbër, botimi i të cilës është financuar nga Kuvendi.

Kryeparlamentari Veseli shprehu zotimin e Kuvendit të Kosovës për të vazhduar mbështetjen ndaj kësaj shoqate dhe të gjithë personave me nevoja të veçanta, duke insistuar, gjithashtu, në implementimin e ligjeve dhe rekomandimeve të nxjerra nga Kuvendi, në mënyrë që të gjitha institucionet dhe shoqëria e Kosovës të jenë në përkrahje të këtyre njerëzve.

Veseli tha se me një punë fare të vogël, personave me nevoja të veçanta mund t’u hapet një dritare e madhe.

Ai bëri të ditur se deri në fund të këtij viti, pesë persona me nevoja të veçanta do të jenë të punësuar në Kuvendin e Kosovës.

“Kuvendi do t’i ketë dyert e hapura për të gjitha kategoritë e qytetarëve me nevoja të veçanta. Unë u bëj thirrje të gjitha shoqatave që përfaqësojnë këto kategori të qytetarëve me nevoja të veçanta, që të vijnë me iniciativa dhe ne jemi të gatshëm që të ndërhyjmë për ndryshimin e ligjeve, për të përmirësuar e avancuar statusin social të këtyre qytetarëve”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Kryetari i shoqatës, Bujar Kadriu, falënderoi kryetarin Veseli për mbështetjen e pakursyer ndaj personave me nevoja të veçanta, përkatësisht atyre të verbër, tregues i të cilës është edhe financimi i kësaj reviste nga ana e Kuvendit.

Kadriu tha se kjo revistë u ka krijuar personave të verbër një mundësi shtesë për informim, duke përmbushur kështu një standard të informimit publik dhe respektimit të konventave ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.