☁️
Tiranë 10°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 100.45 ▲2.26%
ARI 4,217 ▼7.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $67,708 ▼ -2.16% ETH $2,032 ▼ -3.71% XRP $1.3693 ▼ -2.97% SOL $85.5200 ▼ -3.15%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 100.45 ▲2.26 % ARI 4,217 ▼7.82 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 100.45 ▲2.26 % ARI 4,217 ▼7.82 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Veseli: Terrorizmi nuk do t’i rrënojë vlerat evropiane

Autoritetet më të larta kosovare dënuan sot ashpër sulmet terroriste në Belgjikë.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli shprehu solidaritet me qytetarët dhe institucionet e Belgjikës, duke thënë se sulmet e sotme terroriste në Bruksel, janë sulme barbare që synojnë të ndryshojnë vlerat dhe institucionet tona më të çmuara që ka krijuar njerëzimi, demokracinë, liritë e njeriut dhe projektin madhështor të Evropës së Bashkuar.

Veseli nëpërmjet një deklarate, ka dënuar ashpër sulmet terroriste në Bruksel, për pasojë të të cilave mbetën të vdekur disa persona.

“Sulmet e sotme terroriste në kryeqytetin e Bashkimit Evropian në Bruksel, janë sulme barbare që synojnë të ndryshojnë vlerat dhe institucionet tona më të çmuara që ka krijuar njerëzimi, demokracinë, liritë e njeriut dhe projektin madhështor të Evropës së Bashkuar. Në këtë ditë të rëndë, populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë brengën dhe dhimbjen me qytetarët dhe institucionet e shtetit belg. Ky sulm është sulm edhe ndaj aspiratave tona integruese euro-atlantike. Terrorizmi po lëndon dhe shkakton viktima, por kurrë nuk do të arrijë t’i rrënojë vlerat tona evropiane. Civilizimi gjithmonë triumfon mbi barbarinë, ashtu sikurse demokracia mbi çdo ideologji e fanatizëm të dhunshëm”, thuhet në deklaratën e kryetarit Veseli.

Ministri i Integrimeve Evropiane i Kosovës, Bekim Çollaku pëmes një postimi në Twitter shkruan “në solidaritet të plotë me Brukselin dhe Belgjikën! Mendjen e kemi te viktimat e këtyre sulmeve të tmerrshme, si dhe te familjet e tyre”.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, u shpreh se “në këto momente dëshirojmë të shprehim solidaritetin tonë me ta dhe me institucionet në Belgjikë. Pak ditë më parë u godit me sulme të ngjashme edhe Turqia, e fatkeqësisht këto ngjarje po ndodhin aq shpesh në botë, sa nuk po mbetet kohë as për reflektimin e duhur njerëzor. Të gjitha këto sulme janë të dënueshme, e dhimbja është e njëjtë për të gjitha viktimat. Por sot, vëmendja dhe solidariteti ynë shkon tek Brukseli, kryeqendra e Bashkimit Evropian”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj nëpërmjet një njoftimi për shtyp shprehet i shokuar nga sulmet terroriste që kanë ndodhur sot në Bruksel.

“Jam i shokuar nga sulmet e sotme terroriste në Bruksel. Ngushëllimet e mia më të forta për familjarët e viktimave dhe për popullin e Qeverinë Belge. Kjo që po ndodhë sot në kryeqytetin e Evropës, është tragjedi e përbashkët”, thekson Haradinaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.