☁️
Tiranë 16°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.75 ▲3.8%
ARI 4,425 ▼2.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,502 ▼ -2.5% ETH $2,078 ▼ -4.83% XRP $1.3694 ▼ -3.37% SOL $87.8600 ▼ -4.97%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.75 ▲3.8 % ARI 4,425 ▼2.79 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.75 ▲3.8 % ARI 4,425 ▼2.79 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kronika

Vështirësohet kalimi i imigrantëve nga Greqia në prag të festave

Kthimi masiv i emigrantëve shqiptarë nga Greqia hasi sot probleme në anën greke të kufirit. Nëpunësit grekë të doganës punuan  në orët e para të mëngjesit vetëm në një pikë shërbimi duke krijuar në territorin grek një radhë prej disa kilometrash. Qarkullimi në kufirin greko shqiptar  është rënduar edhe prej lëvizjes së shtuar të mallrave.

Disa  mijëra emigrantë shqiptarë nisën të kthehen sot masivisht nga Greqia në një klimë të butë, por në  radhë të  gjata, të cilat në orët e para të mëngjesit i kanë kaluar edhe disa kilometrat në anën greke.

Sipas burimeve kufitare, dogana greke ka shërbyer vetëm me një sportel duke krijuar vështirësi si për lëvizjen e emigrantëve që udhëtojnë me shoqëritë e autobuzëve edhe me automjete e tyre private. Vetëm rreth mesditës situata është normalizuar nga pala greke me shtimin e shërbimit.

Pala shqiptare ka punuar me kapacitet të plotë dukë vënë në punë sportele shtesë shërbimi. Megjithë mbingarkesën, edhe të sistemit të verifikimit të dokumenteve, zyrtarët shqiptarë deklaruan se janë shmangur pritjet e gjata në kufi. Policitë e të dy vendeve kanë pasur një komunikim të vazhdueshëm për të trajtuar bashkërendimin e lëvizjes.

Marrja e pushimeve nga emigrantët  shqiptarë që punojnë  e jetojnë në Greqi ka bërë që ata të dynden në pikat e kalimit kufitar. Kjo e bën të pamundur përballimin e shërbimit ndaj tyre në një kohë të shpejtë. Si pala greke dhe ajo shqiptare prej disa vitesh e vlerësojnë si të domosdoshëm shtimin e kapacitetit të pikëkalimeve dhe veçanërisht të burimeve njerëzore gjatë ditëve të festave.

Po ashtu të dy vendet nuk kanë hedhur ende asnjë hap në trasportin alternativ të emigrantëve siç do ishte përdorimi i transportit detar apo projektimi i një linje hekurudhore ndërkufitare.

Ndërkaq ritmi i lëvizjes në kufirin shqiptaro-grek  bëhet më  i vështirë gjatë këtyre ditëve edhe për shkak të rritjes së qarkullimit tregëtar. Shqipëria realizon gjatë periudhës prag – festive të fundvitit në një masë dërrmuese importet e mallrave të përdorimit të gjerë nga Greqia dhe kjo rrit në kufi dukshëm ngarkesën e lëvizjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.