Kosova

Vështirësohet konstituimi i Kuvendit te Kosoves

kuvendi_kosovesEksperti i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu ka thënë për “Zërin” se në këto rrethana çfarë janë krijuar në skenën politike kosovare, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit do të shkaktoj probleme në konstituimit e legjislaturës së gjashtë të Kosovës që nga paslufta.

“Në gjendjen çfarë është krijuar, që të dy taborët, do të mund të pretendonin për të ofruar propozimin e parë për zgjedhjen e Kryetarit. Pranimi i propozimit të parë nga cili do koalicion, do të mund të shkaktonte reagimin e tjetrit. Rrjedhimisht pretendimin për pranim parësor të propozimit të tyre e jo të atyre paraprakë.

Mungesa e gatishmërisë për një renditje ose edhe të konsensuesit më pas, do të mund të shkaktonte pasoja dhe probleme konstitutive për Kuvendin dhe subjektet politike përkatëse”, ka thënë Baraliu.

Ai më tej e ka komentuar edhe përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me nominimin e mandatarit për formimin e Qeverisë.

“Dispozitat e paragrafit 14 të nenit 84 dhe ato të nenit 95 te Kushtetutës, në këtë rast janë të qarta dhe kompatibile me njëra tjetrën, ndërsa shpjegimet e Gjykatës Kushtetuese janë jo vetëm të paqarta sa duhet, por edhe ambiguitive, njëaneshmërisht të dizajnuara dhe kontradiktore me njëra tjetrën.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të paankimueshme dhe përfundimtare, ndaj janë irracionale shpjegimet e tanishme, ngase nuk mund të modifikohet brendia as përmbajtja e tyre. Përndryshe për këtë vendim gjykate, ka mundësi që të thuhet shumëçka dhe nga këndvështrime të ndryshme”,ka përfunduar Baraliu.

[yop_poll id=”2″]

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button