Veterani i UÇK: Basha hartoi dosjen e krimeve ndaj Kosovës
Arrestimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë, për llogari të Beogradit, ka prodhuar polemika midis kampeve politike në Tiranë.
Kryetari i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, pas një bisede telefonike me bashkëshorten e Haradinajt, ka akuzuar kryeministrin Rama se është dorëzuar pa kushte para qeverisë serbe, duke iu referuar miqësisë me kryeministrin Vuçiç.
Por në media është rikthyer një dëshmi tejet komprometuese dhe e rëndë e ish-shef i zyrës të të zhdukurve të UNMIK-ut në Kosovë, Jose Pablo Baraybar, i cili deklaron se Lulzim Basha jo vetëm ka punuar si përkthyes i tij, por edhe ka mbledhur prova për krimet e pretenduara të UÇK ndaj serbëve, madje duke u maskuar si inxhinier.
Ndërkaq, gazetari, njëherësh veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Milaim Zeka, shprehet për Shqiptarja.com se sipas krerëve të politikës së Kosovës dhe Shërbimit Informativ të Kosovës, Lulzim Basha është arkitekti i hartimit të dosjes në Hagë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“I tërë spektri politik në Kosovë, me në krye Hashim Thaçin, Shërbimin Informativ të Kosovës, me LDK dhe PDK, e kanë akuzuar drejtpërdrejt Lulzim Bashën se ka qenë arkitekti dhe përpiluesi i dosjeve në Hagë për krimet e luftës së UÇK. Nuk mund të them nëse është apo nuk është e vërtetë, por unë po flas për të akuzat që i janë bërë Lulzim Bashës nga politika e Kosovës”, ka deklaruar Zeka.
Konfirmimi
Roli aktiv i Lulzim Bashës në hetimin e krimeve të luftës në Kosovës është konfirmuar në mënyrë të shumëfishtë. Mjeku nga Kosova, Tefik Gashi, pjesëtar i ekipeve që kanë marrë pjesë në hetim, ka konfirmuar praninë e Lulzim Bashës në hetimet për trafikuan e organeve të pretenduara nga serbët.
Një tjetër konfirmim ka ardhur edhe nga Human Rights Watch, përmes përfaqësuesit të tyre Fred Abrahams. Në një deklaratë publike të kësaj organizate ndërkombëtare, Abrahams ka deklaruar kohë më parë se Lulzim Basha ka qenë në dijeni të hetimit, ndonëse në deklaratat e tij, Basha, ka pohuar se nuk dëgjuar kurrë për këtë hetim. Por dëshmia e rëndësishme është ajo e Jose Pablo Baraybar, të cilin Lulzim Basha e ka shoqëruar tek “Shtëpia e Verdhë” në Burrel, duke u maskuar si inxhinier.
Shenasi Rama
Veprimtari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nga themeluesit e Partisë Demokratike në Shqipëri, Shenasi Rama, i cili merret prej vitesh me çështjen e Kosovës, ka deklaruar kohë më parë se Lulzim Basha dhe e bija e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Argita Berisha, kanë mbushur dosjet kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “PD është një parti e shkërmoqur. Me një kryetar që i hollohet zëri përditë, dhe që ka mbushur dosjet e shokëve të mi të UCK-së, nuk shkohet kund se ky të shet me çmim të ulët fort. Ky ka qenë së bashku me Argita Berishën dhe disa të tjerë që kanë mbushur dosjet”, ka deklaruar Rama.
Përfshirja
Njerëz që kanë punuar me Bashën kanë treguar se në vitet e para pas luftës ai ka qenë pjesë e ekipit të përkthyesve për Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës në ish-Jugosllavi, ndërkohë që punonte edhe për hetuesit e departamentit ligjor të UNMIK.
Basha fillimisht ka qenë thjesht përkthyes, po më pas, falë përkushtimit në punë dhe përgatitjes si jurist, ka marrë pjesë edhe në përpilimin e dosjeve, edhe në përgatitjen e padive që hapën disa procese tepër të famshme gjyqësore. Mes tyre, proceset ndaj disa prej komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së sapodalë nga lufta. Fatmirësisht, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës i rrëzoi akuzat, dhe vendosi të lirojë gjeneralët e UÇK-së që qenë dërguar në burg edhe me ndihmën e bashkatdhetarëve të tyre.
Fatos Klosi: Lulzim Basha gaboi
Ish-kreu Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, është shprehur se Lulzim Basha ka gabuar me angazhimin për vërtetimin e akuzave të serbëve, për transplant organesh nga ana e ushtarëve të UÇK. “Lulzim Basha ka gabuar, ose mund të ketë bërë detyrën e kundërt. Ai komision ka nxjerrë përfundim se nuk ka ndodhur asnjëherë transplant organesh në Shqipëri, në fshatin periferik të Burrelit dhe askund tjetër. Unë nuk e di cili është kontributi i Bashës në këto grupe faktmbledhëse, ka qenë përkthyes, ka pretenduar se ka apo s’ka krime të tilla.
Ai duhej ta kishte thënë diçka publikisht për të gjithë opinionin publik shqiptar në të dy anët e kufirit dhe ta kishte mbyllur, të ishte deklaruar njëherë. Por deri më tani asnjë fjalë nuk ka thënë me gjithë akuzat që janë hedhur ndaj tij, është shmangur. Kjo nuk më pëlqen. Sidomos sot që është personazh shumë i rëndësishëm i politikës shqiptare dhe është normale të bëhet një deklaratë nga ana e tij, ku të shpjegojë pozicionin e tij në ato grupe, me se është marrë dhe ku ka kontribuar realisht. Të gjitha akuzat për UÇK dhe shqiptarët kanë qenë më shumë hamendje, se sa fakte”, ka pohuar Klosi.
Jose Pablo Baraybar, ish-shef për të zhdukurit në UNMIK
“Problemi i madh ishte se UNMIK-u nuk ka juridiksion mbi Shqipërinë. Pra, nuk kishim mundësi për të bërë një kërkesë zyrtare. Në një përpjekje për të verifikuar disa të dhëna në dosje, e kam kaluar kufirin si një turist në një makinë të pashënuar. Përkthyesi im quhej Lulëzim Basha, dhe ai ka punuar si mbledhës të dhënash përmes përkthimit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish- Jugosllavinë (ICTY).
Më vonë ai u bë Ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe unë e kam dëgjuar vitin e kaluar të deklarojë se kjo histori e organeve nuk është asgjë. Tani unë po them çfarë ka thënë ai. Ai ishte me mua. Ai ka regjistruar dëshmitë bashkë me mua. Ai kishte dosjen. Së bashku me Lulëzim Bashën u jemi prezantuar njerëzve si inxhinierë për të ndërtuar një rrugë. Gjatë bisedave kemi bërë dhe pyetje në lidhje me kampet e UÇK-së. Qëllimi ynë kryesor ishte varreza në Bicaj, në jug të Kukësit, ku sipas dosjes që ne kishim ishin trupat e serbëve të Kosovës. Dick Marty flet gjithashtu për këtë. Ne e kemi pasur identifikuar. Ne kishim të dhëna, por nuk e kishim të mundur të shkonim në Bicaj”.
Te behet pastrimi etnik i shqipetareve nga plehrat sali berisha Lulezim basha dhe plehrat e PD fashiste ne Tirane dhe Prishtine
Si ka mundesi qe Lulezim Basha, mbas gjith ketyre akuzave, bile disa her te perseritura, edhe sot nga veterani, iUCK, analisti i mirnjohur zoti Milaim Zeka, Rama te hesht dhe deri me sot , duke qene dhe kryetar i opozites hesht. Ky qendrim na habit te gjitheve. DHe me keq qe jemi e prag zgjedhjesh dhe kjo akuze eshte evidente. Mose valle edhe arestimi i zotit Haredinaj esht rezultat i dosjeve famkeqe qe Basha ka derguar ne instucjonet nderkombetare.