Politika

Victoria Nuland nis vizitën në Tiranë, takon Presidentin Nishani

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland, nisi vizitën në Tiranë në kuadër të turit ballkanik, me takimin me Presidentin e Republikës Bujar Nishani. Më pa, rreth ores 15.30 Nuland do të pritet në selinë e qeverisë nga kryeministri Edi Rama.
Gjatë qëndrimit në vendin tonë zyrtarja e Departamentit të Shtetit do të takohet me autoritetet më të larta shqiptare, me të cilët do të bisedojë për intensifikimin e dialogut mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

Në fillim të turit rajonal znj.Nuland mori pjesë në “Forumin Kroacia 2015″ në Dubrovnik, nga ku përcolli mesazhe të rëndësishme për Ballkanin. SHBA, tha ndihmës sekretarja amerikane, mbështesin një Ballkan të lirë, në paqe dhe begati, por vendet e rajonit duhet të varrosin njëherë e përgjithmonë, urrejtjen, kriminalitetin, lakminë dhe despotizmin.

Të shtunën Nuland u ndal në Srebrenicë për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të masakrës së forcave serbe, të cilat vranë mbi tetë mijë burra myslimanë.

Presidenti i Republikes priti Ndihmes Sekretaren amerikane te Shtetit per Çeshtjet Evropiane dhe Euro-aziatike, Viktoria Nuland Foto Agim DobiNdërsa pas takimeve të dielën në Prishtinë zyrtarja e DASH tha se nëse Kosova nuk e krijon vet Gjykatën e Posaçme për krime lufte, marrëdhëniet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare mund të vihen në pikëpyetje.
Pas Tiranës, turi i zonjës Nuland do të vijojë me vizitat e tjera në vendet e rajonit, Serbi, Mal të Zi e Maqedoni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button