VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë n�
Shqipëria ka shpëtuar në minutat e fundit ndaj San Marinos, duke triumfuar 2-1 në Tiranë falë një penalltie të shndërruar në gol nga Kristjan Asllani në minutën e 93-të.
Kuqezinjtë e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e 11-të. Asllani provoi nga distanca me një goditje të fuqishme, duke mposhtur portierin e San Marinos.
Shqipëria pati mundësi të shumta për të dyfishuar rezultatin, por nuk arriti të konkretizonte rastet. Manaj goditi edhe shtyllën, ndërsa Hoxha, Mehmeti dhe Uzuni nuk gjetën rrjetën.
San Marino, megjithatë, nuk u dorëzua dhe në minutën e 66-të gjeti barazimin. Lazzari u gjend i lirë në zonë pas një krosimi dhe me një goditje të saktë mposhti Dajsinanin për 1-1.
Në minutat e mbetura, Shqipëria u hodh në sulm në kërkim të golit të fitores, por kuqezinjtë hasën vështirësi përballë mbrojtjes së San Marinos.
Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi turpërues, ndërhyri VAR-i. Pas rishikimit të një episodi në zonë, Shqipërisë iu akordua një penallti në minutat shtesë.
Kristjan Asllani mori përsipër ekzekutimin dhe në minutën e 93-të dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë Shqipërisë fitoren 2-1.
Një triumf i vuajtur dhe shumë larg pritshmërive për kuqezinjtë, të cilët rrezikuan seriozisht të linin pikë përballë San Marinos në Tiranë, ndërsa kuqezinjtë festojnë vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëri 2-1 San Marino
Asllani 11′, 93′ (P)/ Lazzari 66′
Kronika e ndeshjes:
96′ Mbyllet ndeshja, Shqiperia fiton 2-1 me San Marinon dhe merr vendin e pare me 9 pike, pas fitores se Bjellorusise 1-0 me Finlanden. te dyja rivalet jane me nga 7 pike.
93′ Penallti për kuqezinjte, shenon pas konfirmimit nga VAR Kristjan Asllani, dopjetë për të! Ismajli ndeshkohet me të verdhe
(Video)
90′ Minutat shtese
84′ Tjetër karton i verdhë për San Marinon, ndëshkohet Nicolas Giacopeti, por miqtë ruajnë barazimin, teksa kuqezinjtë vuajnë presionin psikologjik në kërkim të golit të fitores.
78’ – Hysaj shërben bukur për Manajn, por sulmuesi kuqezi nuk koordinohet si duhet duke goditur në mënyrë të gabuar
77′ Karton i verdhë për Simone Giocondi, i treti për San Marinon
Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Mitaj dhe Shehu, në vendet e tyre futen Ramadani dhe Daku.
66′ San Marino shtang Shqipërinë, shenon golin e barazimit me Lorenzo Lazzari!
(Video)
60’ – Uzuni tenton me një gjuajtje me kokë pas topit të dhënë nga Hysaj, por përfundon mbi traversë.
51′ Michele Cevoli ndeshkohet me karton të verdhë për San Marinon
49’ – Mehmeti, i aktivizuar në vend të Muçit në fillim të pjesës së dytë, tenton me kokë portën e San Marinos, por goditja e tij është e lehtë, pritet pa problem nga Colombo.
46′ Starton pejsa e dytë, kuqezinjte kerkojne golin e sigurise.
45’+3 Mbyllet pjesa e parë, Shqiperia kryeson 1-0, rezultat i ngushtë! Por Bjellorusia e ka mbyllur takimin në avantazh me Finlandën, 1-0 me gol të Shumanskit në minutën e 15-të. Me këtë rezultat Shqipëria merr vednin e parë me 9 pikë. Finlanda 7, Bjellorusia 7.
45’ – San Marino rrezikon portën kuqezi. Della Balda godet fuqishëm, por Dajsinani është pozicional.
38′ Filippo Fabbri i San Marinos ndëshkohet me karton të verdhë
37’ – Një tjetër mundësi për Manajn, Colombo ka ndalur me këmbë goditjen e sulmuesit kuqezi
34’ – Hoxha tenton në hyrje të zonës, por goditja e tij është mjaft e lehtë për portierin Colombo
27’ – Mundësi për San Marinon që shfaqet para portës kuqezi, por Dajsinani tregohet i gatshëm për të pritur topin e goditur nga Capicchioni
22′ Manaj godet brenda zonës, por topi përplaset në shtyllë
11′ Kristjan Asllani tund rrjetën, Shqiperia kryeson 1-0. Mesfushori kuqezi lëshoi një goditje të fortë, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke i dhënë Shqipërisë avantazhin
(Video)
8′ Manaj godet me të djathtën në hyrje të zonës, por ndalet nga portieri Colombo
7′ Pilo pason për Muçin, me këtë të fundit që godet me të djathtën, duke e çuar topin jashtë
5′ Hysaj hedh një krosim në zonë dhe Asllani godet me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë
1′ Starton sfida!



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.