Video/ Sulmuesi humb penallti, tifozët e skuadrës së tij festojnë për inat të rivalëve, por në javën e fundit mund ta pësojnë nga Etrit Berisha
Sirius fitoi 1-0 ndaj Djurgarden dhe ruajti avantazhin prej 3 pikësh ndaj Hamarbit, ndërsa Djurgarden rrezikon vendin e tretë në javën e fundit ndaj Hakenit të Etrit Berishës.
Ndeshja e sotme e kampionatit suedez të futbollit, mes Sirius dhe Djurgarden, ka dhuruar një episod shumë të veçantë ku tifozët e skuadrës mike festuan sepse ekipi i tyre humbi penallti.
Në minutën e 12, Lien i Djurgarden gjuajti nga pika e bardhë, por çoi sferën jashtë. Kjo solli festë në radhët e tifozëve vendas, por edhe të ekipit të tij të cilët me sa duket nuk kishin dëshirë që Sirius të humbte ndeshjen.
Kjo për shkak se Sirius është në garë me rivalët historikë të Hamarbi me të cilët diskuton titullin kampion deri në javën e ardhshme, që është e fundit. Sirius fitoi ndeshjen e sotme me shifrat 1-0 dhe ia doli të ruante një avantazh prej 3 pikësh ndaj Hamarbit.
Por festa e tifozëve të Djurgarden mund të kthehet në makth në javën e fundit. Kjo, pasi ekipi i cili është aktualisht në vendin e tretë në renditje, është barazuar me pikë nga Haken i Etrit Berishës, me të cilin përballet në transfertë pikërisht në javën e fundit. Vendi i tretë çon në Ligën e Konferencës ndaj një rezultat negativ përballë portierit shqiptar, do i hiqte mundësinë Djurgarden të merrte pjesë në kompeticionin europian.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.