Video/ Supergol me gjuajtje fluturimthi sa nis shtesa, Kevin Dodaj jep spektakël dhe mban ekipin në garë për titullin
Kevin Dodaj shënoi me një gjuajtje fluturimthi në fillim të shtesës dhe i dha Leçia Gdansk fitoren 2-1 ndaj Odra Opole, duke e mbajtur ekipin një pikë larg kreut.
Kevin Dodaj është kthyer në këtë sezon në protagonistin kryesor të lojës së Leçia Gdansk në kategorinë e dytë në Poloni ku ai po shënon me rregullsi të vazhdueshme edhe gola me peshë.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe sot, teksa një gol i tij i ka dhënë suksesin ekipit në ndeshjen në shtëpi ndaj Odra Opole. Në fakt, goli i Dodajt ka qenë i jashtëzakonshëm si për mënyrën e ekzekutimit, ashtu edhe për momentin kur erdhi, pasi vendosi fatin e sfidës.
Në zhvillimin e një goditje nga këndi, kur sapo nisi shtesa e ndeshjes dhe shifrat ishin 1-1, Dodaj lëshoi një goditje fluturimthi që përfundoi në rrjetë duke siguruar shifrat 2-1 dhe praktikisht fitoren për ekipin e tij.
Ky ishte goli i 5 i këtij sezoni për Dodajn me fanellën e Leçia Gdansk, që mbetet në vendin e tretë në renditje, vetëm 1 pikë larg kreut që mbahet nga Polonia Varshava.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.