☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,667 ▲ +0.64% ETH $2,315 ▲ +2.77% XRP $1.3728 ▲ +0.72% SOL $86.0400 ▲ +0.69%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Keshilla

Viti i Ri, ide dhuratash për çdo personalitet mamaje

Nëse jeni ende në dilemë se çfarë mund t’i dhuroni mamasë suaj, ne ju sugjerojmë dhuratat që mund t’i bëni, cilido qoftë stili i saj, sportiv, klasik, modern, aventuresk…

Si mund t’i uroni festa të bukura dhe të mbara mamave tuaja, përveçse me një dhuratë të menduar posaçërisht për të?! Jemi shumë pranë ndërrimit të viteve dhe nëse jeni ende me dilemën se çfarë do t’i dhuroni mamasë tuaj, ne po ju vijmë paksa në ndihmë. Në të vërtetë gjetja e dhuratës ideale nuk është edhe aq e vështirë, mjafton të mendoni për tipin e saj dhe për atë që ajo pëlqen të bëjë më shumë në jetën e çdo dite. Ndaj vetëm për një moment mbyllni sytë, mendoni thellë për mamanë tuaj dhe më pas lexoni këshillat tona.

  1. Mamaja krijuese

A i pëlqen mamasë suaj të eksperimentojë receta të reja? Harrojeni dhuratën e gjithmonshme si enë kuzhine ose një set me thika dhe bëjini një surprizë asaj, duke i paguar një kurs kuzhine, me marrjen pjesë në leksione mbi dizenjimin e pjatave apo të ëmbëlsirave. Më mirë akoma, regjistrojeni në seminaret e mbajtura nga ndonjë shef gatimi.

  1. Mamaja aventureske

Keni një mama e cila i adhuron aventurat? Dhurojini asaj një shëtitje me balonë, një hedhje me parashutë ose një ekskursion në ndonjë shpellë. Dhe nëse keni mjaftueshëm guxim, pse të mos e shoqëroni!?

  1. Mamaja lexuese

Mos ndoshta mamaja juaj e adhuron leximin? Dhurojini një çantë librash të thjeshtë dhe praktike të cilën mund ta përdorë teksa e merr me vete ngado. Ndërkohë blijini edhe një libër, në mënyrë që mund ta shfrytëzojë menjëherë.

  1. Mamaja e relaksit

Mos ndoshta keni një mama e cila i adhuron trajtimet e bukurisë dhe masazhet? Dhurojini një ditë pranë qendrave relaksuese të bukurisë, ku mund të “përkëdhelet” për një ditë të tërë.

  1. Mamaja e teknologjisë

Mos ndoshta mamaja juaj ankohet se nuk dëgjoheni mjaftueshëm? Dhurojini asaj një smartphone dhe instalojini WhatsApp-in: në këtë mënyrë ajo mund të qëndrojë në kontakt të vazhdueshëm me ju dhe me nipërit e saj (nëse keni fëmijë) në çdo moment të ditës.

  1. Mamaja amatore kinemaje

Po një mamaje e cila pëlqen filmat e vjetër të dashurisë çfarë mund t’i dhuroni? Jepini një kuti me DVD ose dhurojini një abonim njëvjeçar në Digitalb. Bashkë me këtë dhuratë mund t’i blini edhe një pjekëse kokoshkash. Pse jo edhe një pako me facoleta!

  1. Mamaja e modës

Nëse mamaja juaj është shumë e dhënë pas modës, dhurojini asaj një byzylyk të veçantë, një palë vëthë për ndonjë rast ekstra ose një çantë për ta përdorur gjatë udhëtimeve që ajo bën.

  1. Mamaja sportive

Në rast se keni një mama e cila përdor biçikletën për të lëvizur në qytet bëjini më të sigurta lëvizjet e saj duke i dhuruar një set dritash led për t’i vënë në biçikletë ose diçka tjetër të nevojshme për biçikletën e saj.

  1. Mamaja elegante

Jeni fëmijë i një mamaje e cila di të shkëlqejë në çdo rast? Dhurojini një parfum. Nëse nuk jeni të sigurt për preferencën e saj në këtë drejtim, zgjidhni një aromë klasike.

  1. Mamaja artiste

Keni një mama e cila adhuron muzikën, kinemanë ose teatrin? Dhurojini asaj dy bileta për një koncert, një shfaqje ose një spektakël për të shkuar së bashku: kjo është një mënyrë e cila mund t’iu lidhë më shumë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.