🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,748 ▼ -1.72% ETH $2,220 ▼ -1.26% XRP $1.3321 ▼ -1.8% SOL $82.5700 ▼ -2.66%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Libri

Viti “Kadare”, përfshihet dhe Kosova

Më 28 janar nisin aktivitetet në kuadër të 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare

Gjirokastra do të gjallojë nga aktivitetet këtë fundjanari. 28 janari, që është dhe 80-vjetori i lindjes së shkrimtarit tonë të njohur Ismail Kadare, do të hapë siparin e aktiviteteve të këtij viti, që është shpallur si viti “Kadare”. “Gjirokastra lexon Kadarenë”, do të jetë fillimi i aktiviteteve në kuadër të ditëlindjes së shkrimtarit, konceptuar si një lexim i personazheve të gjalla të romaneve në tetë hapësira publike të qytetit. Një maratonë leximi në një qytet që na bashkon të gjithëve, fëmijë, të rinj, të moshuar, qytetarë të përhershëm dhe qytetarë vizitorë të vlerave të trashëgimisë dhe kulturës. Data 28 do të pasohet me aktivitetet e tjera artistike dhe kulturore në Tiranë dhe Gjirokastër, në datat 29 dhe 30 janar, duke krijuar një fundjavë kulturore për “Komandantin e Legjionit të Nderit” që ndërkombëtarizoi qytetin e pjerrët, ndërtuar jashtë çdo ligji të urbanistikës. Më 29 janar, në teatrin “Zihni Sako” të qytetit do të jepet shfaqja “Interpretim në magjinë e letërsisë së Kadaresë” dhe më pas dokumentari “Me sytë e fëmijërisë”, shoqëruar me një ekspozitë me botime të shkrimtarit. Më 30 janar do të promovohet “Shtëpia Kadare”, e cila do të shërbejë si një rezidencë arti. Ky përvjetor do të rikthejë në qytetin e gurtë dhe një piktor të njohur të tij. Bashkim Ahmeti rikthehet me një ekspozitë personale pas kaq viteve, ndërsa shtëpia botuese “Onufri” do të ketë një ekspozitë të veçantë. Po në këto data, në Tiranë do të vijë shfaqja “Kush e solli Doruntinën” nën regjinë e Laert Vasilit, e cila një muaj më parë u ngjit në teatrin “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit. Nga data 12-28 shkurt, në Bibliotekën Kombëtare do të hapet ekspozita “Udhëtim në qytetin Kadarejan”. Ekspozita ndërton një rrugëtim të kryqëzuar mes tekstit dhe imazhit, duke bërë të perceptueshëm për publikun një nga specifikat më interesante të veprës së Ismail Kadaresë: shkrimin e qytetit; që nga Gjirokastra e përjetshme e romaneve “Kronikë në gur”, “Breznitë e Hankonatëve”, “Çështje të marrëzisë”, “Darka e gabuar” etj., deri te Tirana me bulevardin “Broadway”, Stambolli me “Aya Sofinë”, Moska e flirteve dhe Parisi letrar. Konferenca “Ismail Kadare: leximi dhe interpretimi” më 12 shkurt do të bashkojë kontributet më të fundme mbi studimin dhe interpretimin e veprës së Ismail Kadaresë, përmes pjesëmarrjes së akademikëve, studiuesve, pedagogëve e shkrimtarëve. Në muajin prill, ekspozita “Udhëtim në qytetin Kadarejan” udhëton në Kosovë, në kuadër të Javës së Bibliotekave, duke e përfshirë kështu edhe Kosovën në kremtimet specifike të 80-vjetorit. Në muajin dhjetor do të promovohet albumi “Ismail Kadare dhe editimet”, i cili do të paraqesë të skanuara dhe të pajisura me shënime bibliografike kopertinat e të gjitha botimeve të para të Kadaresë në shqip, të cilat kanë dalë nga vëmendja e publikut, për shkak të largesës kohore, por edhe kopertina të librave të përkthyer në gjuhë të huaj, duke sjellë ndoshta për herë të parë në vëmendje pasurinë e përkthimeve dhe të gjuhëve, në të cilat është botuar vepra e Ismail Kadaresë, së bashku me çmimet kombëtare e ndërkombëtare që kanë marrë vepra të veçanta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.