Politika

Vizita e Kotzias, PDIU: Shteti grek të kërkojë ndjesë për çështjen çame

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet kërkon që shteti grek të kërkojë ndjesë për krimet e kryera ndaj popullit çam. Në kuadër të vizitës së ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, Nikos Kotzias, PDIU gjykon se çështja çame është një element i rëndësishëm i dosjes shqiptaro- greke.

“Trajtimi i çështjes çame, si një çështje që kërkon zgjidhje të drejtë dhe dinjitoze është pa dyshim elementi më i rëndësishëm i dosjes diplomatike shqiptaro-greke. Greqia vjen nga një betejë në Eurogrup, të cilën e ka cilësuar si betejë për dinjitet dhe drejtësi. Bazuar pikërisht në të njëjtën frymë, qeveria shqiptare duhet të kërkojë drejtësinë dhe dinjitetin për 300.000 shtetas të saj, ish shtetas grek, për çështjen e pronave, të drejtën e rikthimit, të drejtën e shtetësisë dhe të drejtat e pakicave, që së bashku përbëjnë çështjen çame. E gjitha kjo mund të nisë nga një ndjesë, që çdo komb i madh ka thënë, për padrejtësitë që ka kryer. Ndjesa ndaj shqiptarëve të Çamërisë është e vonuar, por tani është momenti për t’u thënë”, thuhet në deklaratën e PDIU-së.

Hapi i parë, thotë PDIU, në shtensionimin e marrëdhënieve do të ishte abrogimi zyrtar i ligjit të luftës, që Greqia e mban ende në fuqi. “Pavarësisht se vendet tona janë anëtare të NATO-s dhe mes dy vendeve është nënshkruar një traktat miqësie, prania e këtij ligji absurd e bën të pasinqertë trajtimin e çdo çështjeje mes dy vendeve”, vijon deklarata.

Sipas kësaj partie çështje të tjera që duhen trajtuar gjatë vizitës së Kotzias janë zgjidhja e çështjes së ujërave dhe njohja e pavarësisë së Kosovës.

Related Articles

Nje koment

  1. O sot o neser greku ka per ta paguat keq krimin mbi shiptart qam the shiptar qe perzin me keta terorista vdekje Asht tu ju pritn  se ky ka ardhe per naften ton ne bregdet te xhaj trdhtar si sali berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button