Vizita e Markoviqit në Kosovë shtyhet për javën e ardhshme
Koha e vizitës, siç është njoftuar, do të harmonizohet dhe me kohë do t’iu komunikohet medieve.
“Vizita e Kryeministrit Dushko Markoviq në Republikën e Kosovës, e cila ishte planifikuar për sot, është shtyrë për javën e ardhshme. Arsyeja për vonesën e vizitës ishte për shkak të mjegullës gjatë mëngjesit në Aeroportin e Prishtinës”.
Në aeroportin e Prishtinës, Markoviq ishte duke u pritur nga zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Skënder Durmishi, por vizita e tij u anulua për shkak të mjegullës.
Vizita e parë e Markoviqit në Kosovë, siç ishte njoftuar më parë nga qeveria, është dashur të jetë një mundësi “për të thelluar më tej bashkëpunimin në marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve mike, duke përcaktuar aktivitete dhe projekte të përbashkëta që priten të realizohen në të ardhmen.