Vizita e Merkelit në Tiranë, zbardhet axhenda e Kancelares
Zbardhet axhenda e Kancelares gjermane Angela Merkel, e cila do të vizitojë Tiranën javën e ardhshme më 8 korrik.
Sipas burimeve, masat për pritjen e gruas më të fuqishme në botë nga autoritetet shqiptare, janë të ngjashme me ato të vizitës së Papës dhe të kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç.
Zyra e kryeministrisë, ka bërë publike axhendën zyrtare, e cila nis në orën 13:50, kur avioni i saj do të ulet në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.
Merkel në fillim do të takohet me kryeministrin Rama, me të cilin do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp dhe më pas do të pritet nga presidenti Nishani. Kancelarja gjermane do të marrë pjesë edhe në konferencën ekonomike që do të zhvillohet në “Tirana Biznes Park”.
Axhenda
13:50 Merkel mbërrin në Tiranë
14:15 Ceremonia e pritjes dhe më pas takimi me Ramën
15:30 Konferenca e përbashkët Rama-Merkel
16:10 Merkel pritet nga Nishani
17:00 Merkel merr pjesë në konferencën ekonomike në “Tirana Biznes Park”