🌧️
Tiranë 6°C · Shi i lehtë 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.31 ▼1.24%
ARI 4,414 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $69,036 ▼ -3.12% ETH $2,074 ▼ -4.25% XRP $1.3681 ▼ -3.08% SOL $86.8800 ▼ -5.44%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.31 ▼1.24 % ARI 4,414 ▲0.86 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.31 ▼1.24 % ARI 4,414 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Vjedhja e thesarit, Fullani: Garantojmë bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë

2901-Guvernatori-i-Bankes-se-Shqiperise-Ardian-Fullani-Foto-ATSH-ARKIVE-518x350Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, deklaroi sot në një konferencë për mediat lidhur me vjedhjen e 713 milionë usd në thesarin e Bankës Qendrore, se po bashkëpunon me Prokurorinë për të vënë para përgjegjësitë të gjithë përgjegjësit që kishin për detyrë ruajtjen e thesarit, ndërsa garantoi se, ka marrë masat për funksionimin normal të punës.

“Banka e Shqipërisë ka bërë kallëzimin penal në Prokurori për punonjësit që kanë përvetësuar vlera monetare dhe ka bërë inventarizimin e vlerave monetare e ka identifikuar vlerat monetare të grabitur, ndërsa po punon ngushtë me organet e prokurorisë për të vënë para ligjit ata që kanë shkelur detyrën, që kanë pasur detyrën për të ruajtur vlerat monetare dhe kanë lejuar shkelje të tilla ose kryer akte kriminale”, tha Guvernatori Fullani. Kreu i sistemit bankar shqiptar u shpreh se, Banka Qendrore pret përfundimin e hetimeve nga ana e Prokurorisë dhe po punohet mjaft ngushtë për të zbardhur të vërtetën mbi këtë ngjarje si dhe për të garantuar funksionimin e të gjitha hallkave.

BSH ganton se nga ky veprim nuk është prekur thesari i sigurisë së lartë dhe ka marrë të gjitha masat për të eliminuar pasojat e ngjarjes dhe për të rritur kontrollin e saj. Guvernatori Fullani theksoi gjatë fjalës së tij, se Banka e Shqipërisë garanton se e përmbush misionin e saj në ruajtjen e ekuilibrave makroekonomike dhe i ka të gjitha instrumentet, ndërsa po punon me devotshmëri me të gjitha organet që të riparojë këtë dëm dhe njëkohësisht të marrë masa që ngjarje të tilla të mos përsëriten më”.

[poll id=”3″]

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.