☁️
Tiranë 14°C · Vranët 30 April 2026
S&P 500 7,169 ▲0.46%
DOW 49,494 ▲1.29%
NASDAQ 24,716 ▲0.17%
NAFTA 104.56 ▼2.17%
ARI 4,632 ▲1.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989 EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989
₿ CRYPTO
BTC $76,527 ▲ +0.32% ETH $2,268 ▼ -1.06% XRP $1.3712 ▲ +0.17% SOL $83.5400 ▼ -0.02%
S&P 500 7,169 ▲0.46 % DOW 49,494 ▲1.29 % NASDAQ 24,716 ▲0.17 % NAFTA 104.56 ▼2.17 % ARI 4,632 ▲1.54 % S&P 500 7,169 ▲0.46 % DOW 49,494 ▲1.29 % NASDAQ 24,716 ▲0.17 % NAFTA 104.56 ▼2.17 % ARI 4,632 ▲1.54 %
EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989 EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989
30 Apr 2026
Breaking
Kosova

“Vjosa Osmanit t’i besohej një tjetër mandat”/ Kosova pa president, Agim Nesho: Papërgjegjshmëri e klasës politike

Ish-ambasadori Agim Nesho ka kritikuar zhvillimet politike në Kosovë, duke theksuar se proceset demokratike nuk kanë arritur të prodhojnë një klasë politike të përgjegjshme përballë sfidave aktuale që po kalon vendi. Sipas Neshos, situata është ndikuar edhe nga mungesa e angazhimit të Bashkimi Europian dhe aleatëve ndërkombëtarë, ndërsa përgjegjësia për krizën, sipas tij, bie mbi të gjitha palët politike.

Ish-ambasadori Agim Nesho ka kritikuar zhvillimet politike në Kosovë, duke theksuar se proceset demokratike nuk kanë arritur të prodhojnë një klasë politike të përgjegjshme përballë sfidave aktuale që po kalon vendi. Sipas Neshos, situata është ndikuar edhe nga mungesa e angazhimit të Bashkimi Europian dhe aleatëve ndërkombëtarë, ndërsa përgjegjësia për krizën, sipas tij, bie mbi të gjitha palët politike.

Ai theksoi në një studio televiizve se në Kosovë mungon vullneti politik për të tejkaluar interesat e ngushta partiake dhe për të ndërtuar një qasje të përbashkët në interes të vendit. “Duhej të ishte krijuar një aleancë e gjerë politike dhe klasa politike të vepronte me një zë të vetëm”, u shpreh ai.

Duke iu referuar zgjedhjeve të fundit, Nesho vlerësoi se vendi nuk kishte nevojë për një shumicë absolute, por për një koalicion të gjerë ndërpartiak që do të garantonte stabilitet dhe bashkëpunim. Në analizën e tij, ai kritikoi edhe mënyrën e qeverisjes ndër vite, duke theksuar se në disa raste pushteti është përdorur për krijimin e privilegjeve dhe rrjeteve klienteliste, çka sipas tij ka ndikuar në rritjen e korrupsionit dhe nepotizmit.

Nesho u ndal edhe te roli i Lëvizja Vetëvendosje, duke theksuar se kjo forcë politike u fuqizua si reagim ndaj fenomeneve negative në politikë dhe si një alternativë që premtonte ndryshim. Ai shtoi se një pjesë e elektoratit në Kosovë ka humbur besimin te lidershipi i vjetër politik, duke e lidhur atë me praktika të diskutueshme dhe menaxhim të dobët të pasurive publike. Mes të tjerash Nesho tha se për hir të marrëdhënies me ndërkombëtarët, Vjosa Osmanit duhej t’i besohej dhe një tjetër mandat.

“Akoma ecuritë demokratike në Kosovë nuk kanë prodhuar një klasë politike të përgjegjshme për këtë situatë të vështirë që kalon vendi. Indiferenca e BE dhe e vendeve aleate të tjera, ka sjellë edhe këtë situatë. Kur është puna për të evidentuar faktin se cili ka faj, dua të them se të gjitha palët kanë faj, nuk mund të jetë i njëanshme. Mungon vullneti politik për t’u ngritur mbi vetëveten. Duhej të krijohej një aleancë e përbashkët dhe klasa politike duhet të vepronte me një zë. Që në zgjedhjet e viti të kaluar thamë se Kosova nuk ka nevojë për një mazhorancë absolute. Ajo duhet të bënte një koalicion të gjerë të partive. Rolin kryesor dhe të vetëm, në kushtet e votës plebishitare që kishte Kurti, duhet ta realizonte këtë gjë. Kjo duhej të tejkalonte të gjitha krizat. Në planin e brendshëm kemi pasur një histori suksesi nga bashkëveprimi i komunitet ndërkombëtar me politikën në Kosovë, ku lidershipi ishte pjesë e lojës. Në Kosovë u krijua një situatë ku veprimet politike dhe veprimi i vendimit ishte si në kohën e EULEX. Kjo krijoi që ata që kishin pushtetin në Kosovë të shikonin mënyrat e qeverisjes në formën e privilegjeve të tyre, të krijimit të grupeve klienteliste. Në Kosovë duke treguar një ‘Yess man’, u vu re rritja e korrupsionit dhe lidhjet nepotike. Në këto momente u fuqizua Lëvizja Vetëvendosje. Është një parti ideologjike që ka ardhur për bashkim kombëtar, por ishte kundër këtyre fenomeneve negative. Vetë elektorati i Kosovës sheh te udhëheqësit e vjetër, se ishin njerëzit që blinin tokë me 1 euro Pamë një kontradiktë mes një aleance të Kurtit dhe të Osmanit. Këto u bënë të dukshme kur Grenell tha; pse mos të vijë Thaçi dhe të bëhet kryeministër. Kjo krijoi një vetëmbrojtje të papranueshme nga Kurti për të qenë shumë skeptikë ndaj aktorëve ndërkombëtarë, në mosbesim ndaj tyre duke penalizuar përsëritjen e një mandati nga zonja Osmani. Mendoj se zonja Osmani për interes të Kosovës, mund t’i jepej një mandat i dytë. Kosova mund të jetë në kuadrin e rrezikut të një situate të krizave.”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.