☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,479 ▼ -0.88% ETH $1,993 ▼ -1.76% XRP $1.3257 ▼ -2.08% SOL $81.8300 ▼ -2.36%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Vlahutin e BE-së: Shqipëria e vendosur për reformën në drejtësi, duhet përgëzuar

“Shqipëria ka treguar vendosmëri në reformën e sistemit të drejtësisë, kjo është për t’u përgëzuar“- Kështu është shprehur sot, Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, znj. Romana Vlahutin, në konferencën “Konsolidimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri”, në të cilin merrnin pjesë Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Nacco, Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, znj. Romana Vlahutin, Shefi i Misionit Euralius IV, z. Rainer Deville, si dhe ekspertë vendas e të huaj të sistemit të drejtësisë.

IMG_3820“Vendimet e sistemit gjyqësor janë ende të ndikuara nga politika dhe korrupsioni, – tha Vlahutin në fjalën e saj përshëndetëse. – Për këtë arsye, një sistem gjyqësor eficent dhe i përgjegjshëm është tepër i rëndësishëm për investitorët e huaj. Shqipëria ka treguar vendosmëri në reformën e sistemit të drejtësisë, kjo është për t’u përgëzuar.

Shkalla e përfshirjes së të gjithë aktorëve në reformën e sistemit të drejtësisë është shumë e rëndësishme, por edhe shkalla e përfshirjes së ekspertëve dhe publikut, gjithashtu. Theksoj se është e nevojshme të ketë mbështetje më të madhe ndaj Ministrisë së Drejtësisë në këtë proces të vështirë. Mendoj se është thelbësore të shohim ecurinë e Shqipërisë dhe faktin se ky vend ka institucione demokratike dhe që respektojnë të drejtat e njeriut,” theksoi Ambasadorja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.