☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 89.15 ▼3.47%
ARI 4,563 ▲3.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,128 ▲ +1.19% ETH $2,170 ▲ +1.68% XRP $1.4187 ▲ +0.37% SOL $92.4600 ▲ +2.56%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.15 ▼3.47 % ARI 4,563 ▲3.66 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.15 ▼3.47 % ARI 4,563 ▲3.66 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Vlahutin takon Dervishin: BE mbështet zhvillimin e transportit

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishi zhvilloi të mërurën një takim me ambasadoren e Bashkimit Europian në vendin tonë romana Vlahutimn.

Sipas burimeve zyrtare nga MTI, ambasadorja Vlahutin vuri në dukje rëndësinë e përcaktimit të përparësive lidhur me nevojat në fushën e transportit. Ajo theksoi nevojën për përpjekje të mëtejshme drejt përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së dhe zhvillimin e një rrjeti të infrastrukturës së transportit që përputhet me përparësitë e investimeve të vendosura në kuadrin e axhendës rajonale të ndërlidhjes së “Procesit të Berlinit”.

“Bashkimi Evropian ka siguruar mbështetje të konsiderueshme përmes investimeve të mëdha në infrastrukturën rrugore, në sistemet e ujit dhe kanalizimeve të vendit. Tanimë është shumë e rëndësishme të sigurohet qëndrueshmëria e këtyre investimeve me synim përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe përmirësimin e aftësive për tërheqjen e investimeve”, tha ambasadorja Vlahutin.

Ajo tha se qeveria duhet të vazhdojë përpjekjet për rritjen e sigurisë rrugore, që mbetet shqetësim në vend. Vlahutin tha se nevojitet më tepër vëmendje edhe sa i takon menaxhimit të infrastrukturës ujësjellës-kanalizimeve së ndërtuar përmes mbështetjes së Instrumentit të BE-së të Para Anëtarësimit (IPA). “Menaxhimi i duhur ujit është një ndër parakushtet kyçe për zhvillimin ekonomik, meqë ndikon në cilësinë e jetës të qytetarëve të zakonshëm dhe në mjedisin e biznesit të vendit, tha ajo.

Ambasadorja Vlahutin përsëriti angazhimin e BE-së për ta mbështetur më tej sektorin e transportit përmes një ndihme në buxhet prej 24 milionë Euro gjatë tre viteve të ardhshme, që do të jepet në bazë të progresit të qeverisë për arritjen e rezultateve të miratuara.

BE-ja ka siguruar mbi 215 milionë Euro për sektorët e transportit dhe sistemeve të ujit dhe kanalizimeve në kuadrin e IPA I (2007-2013).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.