⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,586 ▲0.59%
DOW 51,870 ▼0.22%
NASDAQ 25,425 ▲1.04%
NAFTA 96.10 ▼0.37%
ARI 3,943 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,670 ▲ +0.83% ETH $2,296 ▲ +1.89% XRP $1.2821 ▲ +3.43% SOL $93.5200 ▲ +1.5%
S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,870 ▼0.22 % NASDAQ 25,425 ▲1.04 % NAFTA 96.10 ▼0.37 % ARI 3,943 ▼0.67 % S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,870 ▼0.22 % NASDAQ 25,425 ▲1.04 % NAFTA 96.10 ▼0.37 % ARI 3,943 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

VLEN: BDI e përdori Marrëveshjen e Ohrit si bankomat personal

Me rastin e përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, nga VLEN thonë se edhe këtë vit, për 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, BDI po i mbledh në aheng privat kolltukofagët e vet.

Nga VLEN thonë se Marrëveshja e Ohrit nuk është pronë private e BDI-së, por ajo është rezultat i sakrificës së një gjenerate të tërë. “Ajo që nisi si akt i ndërgjegjes kombëtare, BDI-ja e zhbëri, duke e kthyer në bankomat për pasurim personal. Aq e gjatë është lista e të korruptuarve të BDI-së që e përdorën Marrëveshjen e Ohrit për t’i mbushur xhepat, saqë edhe partneri ynë strategjik foli publikisht për “korrupsion endemik” dhe ua vuri vulën e korrupsionit pikërisht këtyre që sot rrahin gjoksin për “shqiptari””.

“Sado e dhimbshme të jetë, kjo është trashëgimia e pushtetit të tyre. Sopoti, Enciklopedia, “Shkupi 2014”, “Monstra”, “Lagjja e Trimave”, përgjimet masive, Almiri i vogël, “Durmo Turs”, “Besa Trans”, “Ballkani i Hapur”, spitali modular, kazinotë dhe lojërat e fatit, arratisjet nga drejtësia, ndihma për arratisjen e Nikolla Gruevskit, shpëtimi i Sasho Mijallkovit përmes Artan Grubit dhe Enver Bexhetit, si dhe shumë hajni e manipulime tjera”.

“Kjo është e vërteta e tyre, të cilën nuk mund ta fshehin as me dokumentarë, as me video mesazhe e as me panele të paguara shtrenjtë. Marrëveshja e Ohrit u përket shqiptarëve. Nuk është tapi e Ali Ahmetit, as trashëgimi familjare e kolltukofagëve të BDI-së”, thonë nga VLEN.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.