☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 97.52 ▼1.51%
ARI 4,192 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,452 ▲ +1.13% ETH $2,420 ▲ +0.59% XRP $1.3097 ▲ +0.99% SOL $104.5800 ▲ +0.98%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 97.52 ▼1.51 % ARI 4,192 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 97.52 ▼1.51 % ARI 4,192 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

VLEN: Deputetja e BDI-së e zhveshi hipokrizinë e Ali Ahmetit – lot krokodili në opozitë, heshtje në pushtet

Nga partia VLEN sot nëpërmes një kumtese thonë se BDI-ja u demaskua nga vetë deputetja e tyre Rina Ajdari lidhur me zyrtarizimin e gjuhës shqipe.

“BDI-ja e pranoi fajin për Provimin e Jurisprudencës. Shefja e grupit parlamentar të BDI-së, Rina Ajdari, e tha me gojën e vetë atë që po e thotë VLEN-i me muaj: BDI-ja sa ishte në pushtet, nuk e kishte prioritet as gjuhën shqipe dhe as Provimin e Jurisprudencës.

Vetëm disa muaj pas miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, BDI-ja e votoi Ligjin për Provimin e Jurisprudencës pa e harmonizuar. Deputetët e Ali Ahmetit me dorën dhe votën e tyre e vulosën që ky provim të jepet vetëm në gjuhën maqedonase.Prandaj, sot secili qytetar e ka të qartë hipokrizinë e BDI-së, kur pa fije turpi del në protesta për jurisprudencën. Është tallje me shqiptarët dhe fyerje e inteligjencës së studentëve fakti që BDI proteston kundër vetvetes.

VLEN po mundëson që për herë të parë në historinë e shtetit Provimi i Jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe. Kemi përgjegjësi kombëtare që t’i korrigjojmë të gjitha politikat e dëmshme dhe zgjidhjet gjysmake që na i la trashëgim pushteti 20-vjeçar i Ali Ahmetit”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.