Kosova

Vlerësim i lartë: Dy të rinj nga Kosova kalojnë testin për në West Point

Dy të rinj nga Kosova kanë kaluar suksesshëm testet dhe janë pranuar si kadetë në akademinë më prestigjioze ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, West Point.

Lajmi i është kumtuar sot komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralit Rrahman Rama, gjatë një takimi me gjeneralin amerikan Kenneth McKenzie.

“Në punën tonë si shërbyes jashtë vendit, nuk ka asgjë më përmbushëse sesa kur të marrim lajme për sukseset e të rinjve tanë. Sot, Akademia Ushtarake më prestigjioze në SHBA, West Point, na njoftoi përmes Pentagonit, se dy të rinj nga Kosova, Arilena Shala dhe Ylli Dalladaku, suksesshëm kanë kaluar testet, dhe janë pranuar si kadetë në këtë institucion prestigjioz”, ka shkruar ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në faqen e saj në Facebook.

“Në veçanti jemi krenarë që nga 2 kadetët e pranuar, njëra është një vajzë e re. Në një konkurencë shumë të ashpër dhe rigoroze, këta të rinj suksesshëm kaluan çdo test, dhe sot Kosovës i dhanë një lajm të mrekullueshem”, ka shkruar Çitaku në rrjetin social.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button