Ekonomia
Vlerësim skandinav për turizmin shqiptar
Në prag të sezonit të ri turistik veror, nga rrjeti evropian i informacionit vijnë njoftime shumë të mira për turizmin shqiptar dhe të ardhurat ekonomike që siguron ky sektor i ekonomisë së vendit.
Rrjeti i agjencive skandinave të turizmit “Albatros” e ka renditur Shqipërinë të parën ndër 3 destinacionet më emocionuese dhe të veçanta në Europë.
Ky është një tjetër vlerësim që i bëhet turizmit tonë nga mediat botërore. Lajmin e dha vetë kryeministri Edi Rama në fb. Kryeministri shkruan: “Lajme të mira për turizmin para sezonit. Shqipëria renditet e para ndër 3 destinacionet më emocionuese dhe të veçanta në Europë, nga një rrjet i agjencive skandinave të turizmit”, citon Rama në faqen e tij në fcb.