Politika

Vlerësimi i ‘Standard &Poors’, Rama: E kaluam ekonominë nga negative në të qëndrueshme

Kryeministri-Edi-Rama-faqe-3Kryeministri i vendit Edi Rama e ka cilësuar një lajm shumë të mirë për vendin vendimin e “Standard & Poors” që ngriti vlerësimin për Shqipërinë nga e “qëndrueshme” në “pozitive”. Përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook Rama shprehte se qeveria e tij arriti ta kalonte ekonominë nga negative në të qëndrueshme. “Nje lajm shume i mire miq! Pasi e kaluam ekonomine nga negative ne te qendrueshme,vleresimi i ri i Standard&Poor per Shqiperine:Nga B ne B+”, shkruan Rama.

“Standard & Poors” deklaroi dje, sipas “Wall Street Journal”, se beson se Shqipëria do të ulë deficitin e saj me 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2017

“Standard & Poors” në njoftimin e vet përmend gjithashtu përpjekjet e reformës strukturore të Shqipërisë, duke përfshirë forcimin e të drejtave pronësore dhe sundimin e ligjit, si arsye për të përmirësuar vlerësimin. Megjithatë, mosmarrëveshjet mbi pronësinë si korrupsioni vazhdojnë të peshojnë mbi klimën e biznesit të vendit dhe të pengojnë investitorët e huaj, deklaron “Standard & Poors”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button