Vllaznia do revanshin ndaj të kuqve, i buzëqesh bilanci para sfidës në “Air Albania”
Vllaznia kërkon revanshin ndaj Partizanit në transfertën e kryeqytetit, duke u mbështetur te bilanci pozitiv i përballjeve të fundit direkte.
Vllaznia kërkon revanshin ndaj Partizanit në transfertën e kryeqytetit, duke u mbështetur te bilanci pozitiv i përballjeve të fundit direkte. Në pesë ndeshjet e fundit mes dy skuadrave, kuqeblutë kanë regjistruar më shumë rezultate pozitive, ndonëse sfida e parë e këtij sezoni përfundoi me fitoren 2-3 të të kuqve në Shkodër.
Dominimi i skuadrës shkodrane ishte veçanërisht i dukshëm në sezonin e kaluar, kur në katër përballjet e kampionatit nuk pësoi asnjë humbje. Vllaznia regjistroi tri fitore dhe një barazim, duke fituar fillimisht 4-1 në Shkodër, ndërsa në kryeqytet u ndal në barazimin 1-1.
Më pas, kuqeblutë triumfuan 1-0 në shtëpi dhe 2-0 në transfertë, duke kompletuar një bilanc bindës ndaj Partizanit. Këtë herë, skuadra e drejtuar nga Laszlo synon të marrë revanshin për humbjen e fazës së parë dhe të rikthejë ecurinë pozitive në përballjet me të kuqtë.
Një sfidë ku statistikat e së kaluarës dhe motivimi për tri pikët pritet t’i japin më shumë rivalitet kësaj përballjeje të javës së 12-të.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.