Kronika
Vlorë, mashtruan qindra vetë për azil në Gjermani, arrest me burg për 2 persona
Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg për 2 persona të akuzuar për mashtrimin e qindra qytetarëve se do t’u siguronin azil në Gjermani.
Gjatë seancës së sotme u vendos arresti me burg për Kastriot Hoxhajn dhe Shezai Aliajn, ndërkohë që për pronarin e agjencisë mashtruese ‘Agimi Travel’, Agim Muça është vendosur masa e sigurisë arrest shtëpie për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të këtij të fundit. Muça akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Rreth 600 qytetarë u dyndën në portin e Vlorës pak ditë më parë të mashtruar nga agjencia e udhëtimit të Agim Muçës se do t’u siguronte azil në Gjermani në këmbim të parave.