Kronika
Vlorë, mbytet në det 15-vjeçari
Një 15-vjeçar është mbytur në ujërat e detit në Vlorë. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.00 në zonën e “Ujit të Ftohtë”, pranë shkollës së Marinës.
15-vjeçari është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Vlorës.
Por fatkeqësisht vetëm 10 minuta më pas spitali konfirmoi se ndërroi jetë.
Policia ndodhet në vendngjarje, duke kryer veprimet e tjera në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.