Volejboll femra/Tirana, fituese e Kupës së Pavarësisë
Një finale e jashtëzakonshme, e luajtur deri në pikën e fundit, plot emocione, rivalitet dhe spektakël volejbolli, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH.
Tirana triumfon ndaj KV Ferizajt me rezultatin 3-2, duke siguruar trofeun e Kupës Pavarësia 2026 pas një përballjeje të luftuar deri në fund.
Çmimi i lojtares më të mirë të ndeshjes iu akordua volejbollistes së Tiranës, Joana Kushi, dhe u dorëzua nga Zv. Presidenti i FSHV-së, z. Konalsi Gjoka.
Trofeu i Kupës Pavarësia 2026 iu dorëzua kapitenes së Tiranës, Enkeleda Braho, nga Presidenti i FSHV-së, z. Erlind Pëllumbi.
Rezultati i seteve:
Seti I: 25-21
Seti II: 22-25
Seti III: 22-25
Seti IV: 25-22
Seti V: 15-11
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.