🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,422 ▲1.23%
DOW 45,568 ▲0.78%
NASDAQ 21,163 ▲1.77%
NAFTA 103.01 ▲0.13%
ARI 4,643 ▲1.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,995 ▼ -0.39% ETH $2,058 ▲ +0.26% XRP $1.3211 ▼ -1.23% SOL $81.0600 ▼ -3.35%
S&P 500 6,422 ▲1.23 % DOW 45,568 ▲0.78 % NASDAQ 21,163 ▲1.77 % NAFTA 103.01 ▲0.13 % ARI 4,643 ▲1.88 % S&P 500 6,422 ▲1.23 % DOW 45,568 ▲0.78 % NASDAQ 21,163 ▲1.77 % NAFTA 103.01 ▲0.13 % ARI 4,643 ▲1.88 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Sporti

Volejboll meshkuj: Partizani fiton derbin dhe kryeson kampionatin me pikë të plota

Edhe Superliga e Kampionatit Kombëtar në Volejboll për Meshkuj është rikthyer në parket të mërkurën në mbrëmje, teksa është luajtur edhe takimi i fundit i javës së 12-të. Kjo javë nisi më 15 mars me takimin Vllaznia-Teuta, që u fitua nga shkodranët 3-1, dhe atë Erzeni-Elbasani, që u fitua me të njëjtat shifra nga shijakasit, duke vijuar më 16 mars me përballjen tjetër, Skënderbeu-Studenti 2-3.

Dhe takimi i fundit ka qenë derbi i kryeqytetit, që u luajt në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” dhe u soll për sportdashësit në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar në kanalin RTSH Sport. Ndryshe nga dueli i femrave, që u luajt më herët dhe dhuroi disa përmbysje, duke kurorëzuar në fund fituese vajzat bardheblu, ai i meshkujve ka qenë një rrugë me një kalim, pasi Partizani i drejtuar nga trajneri Ylli Tomori e ka mbyllur gjithçka në 3 sete, brenda 70 minutash.

Të kuqtë e fitojnë setin e parë 25-22, duke vijuar të mos lëshojnë as në atë të dytin, të cilin e fitojnë edhe më thellë 25-18. Përtej nervozizmit që ka shpërthyer në parket midis setit të dytë dhe të 3-të, Partizani do ta fitojë setin e 3-të, 25-22 dhe gjithë ndeshjen 3-0 me sete, duke u ngjitur në kuotën e 36 pikëve, në vendin e parë, me një bilanc prej 100 % fitoresh dhe pikësh, plotë 9 pikë më tepër sesa Erzeni i vendit të dytë, dhe 13 më tepër se Vllaznia e vendit të 3-të. Tirana mbetet në vendin e 4-t, në kuotën e 21 pikëve, pas 12 javëve kampionat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.