Von der Leyen: Hungaria zgjodhi Evropën
Sonte, zemra e Evropës rreh më fort në Hungari, deklaroi në X presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas fitores së opozitës hungareze të zgjedhjeve parlamentare.
“Hungaria ka zgjedhur Evropën”, deklaroi Ursula von der Leyen, pas fitores së konservatorit pro evropian Peter Magyar në zgjedhjet parlamentare.
“Vend ka rifilluar rrugën e tij evropiane”, theksoi ajo.
Kryeministri hungarez në largim, Viktor Orban, pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të së dielës gjatë një fjalimi të shkurtër në selinë e tij të fushatës.
“Rezultatet e zgjedhjeve, megjithëse ende jo përfundimtare, janë të qarta. Për ne, ato janë të dhimbshme, por të padiskutueshme. Nuk na është dhënë përgjegjësia ose mundësia për të qeverisur”, tha udhëheqësi nacionalist, duke shtuar se kishte “uruar partinë fituese”.
Udhëheqësi i opozitës hungareze, Peter Magyar njoftoi në një postim në Facebook se kishte marrë një telefonatë nga Viktor Orban duke e uruar për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare.
“Kryeministri Viktor Orban sapo më telefonoi për të na uruar për fitoren tonë”, shkroi ai.
Më herët gjatë mbrëmjes ai ishte deklaruar “optimist i kujdesshëm” për fitoren e tij./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.