☁️
Tiranë 14°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 89.46 ▼8.93%
ARI 4,447 ▼2.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,761 ▲ +2.88% ETH $2,146 ▲ +2.9% XRP $1.4242 ▲ +1.42% SOL $90.1000 ▲ +3.05%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 89.46 ▼8.93 % ARI 4,447 ▼2.81 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 89.46 ▼8.93 % ARI 4,447 ▼2.81 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Votimi elektronik, PD: Shpëton zgjedhjet. Ruçi: Alibi për humbjen e zgjedhjeve

Në seancën e sotme parlamentare, deputeti demokrat Eduard Halimi e ka vënë theksin tek rezoluta e miratuar nga PPE për Shqipërinë, përmes të cilës kërkohet zbatimi i ligjeve dhe garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Sipas Halimit, votimi elektronik është i domosdoshëm në kushtet kur kryeministri ka bërë një pakt me krimin, për përdorimin e parave të drogës për të blerë vota.

Halimi ka sqaruar gjithashtu se, kërkesa e opozitës është bërë vetëm së fundmi pasi një ndikim i tillë i narkotikëve tek procesi elektoral kishte qenë i pamendueshëm më parë.

Deri një vit më parë pakkush e mendonte se droga do të merrte këtë pushtet, duke e kthyer Shqipërinë në Kolumbinë e Europës. Prapa gjithë këtij skenari është kryeministri, i cili bëri pakt me krimin që para zgjedhjeve të 2013-s. Persona me rekorde të tmerrshme kriminale i solli këtu për t’i përdorur sa kundër opozitës, ashtu dhe deputetëve të tjerë brenda partisë së tij. Ky është pakti i kryeministrit me krimin dhe prandaj në gjithë administratën shtetërore gjen persona me rekorde të tmerrshme kriminale. Rama u shkel syrin kriminelëve. Banditët janë të fortët për shkak të lidhjeve me politikën, se ndryshe do të ishin prapa hekurave. Ndaj historia e kohës së pamjaftueshme është vetëm një alibi për të manipuluar votën e 16 qershorit”, tha Halimi.

Por kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi e ka quajtur një alibi pretendimin e opozitës për votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Duke marrë fjalën, Ruçi ka deklaruar se rezoluta për zgjedhjet e miratuar nga partitë simotra të PD në Europë nuk ka vlerë, ndërsa deklaratat se në radhët e mazhorancës ndodhen persona të inkriminuar i ka cilësuar absurde.

Ku janë ata deputetë të inkriminuar të mazhorancës? Se nuk i kam dëgjuar ndonjëherë. Kemi miratuar edhe një ligj për këtë. Urdhëroni, thoni një emër”, ka thënë Ruçi.

Ai është shprehur se, kërkesat e PD për infrastrukturë elektronike në zgjedhje janë absurde, pasi vijnë kur vendi ndodhet pak muaj larg procesit.

Nxorrët votimin elektronik këtë vit, a thua se nuk keni qenë këtu 3 vjet. A thua se nuk keni qenë ndonjëherë në pushtet. Tani, atë që nuk bëtë dot për dy vjet rresht e kërkoni tani, me identifikimin, votimin dhe numërimin elektronik. Ju nuk e doni këtë, e gjitha është një alibi”,u ka thënë Ruçi deputetëve të opozitës.

Ai e ka përforcuar qëndrimin e tij duke theksuar se, Kodi Elektoral është bërë me konsensus, kartat e identitetit janë prodhuar nga kompani të zgjedhura nga qeveria e kaluar dhe se komisionerët e saj në KQZ opozita i ka.

Detyra jonë është të implementojmë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it”, ka theksuar Ruçi. “Është problem shit-blerja e votës? Ejani të ndryshojmë Kodin Penal. Pse nuk vini të jepni dakordësinë? Është bërë problem transparenca e zgjedhjeve? Ejani të bisedojmë. Por ju nuk keni vullnet dhe e gjitha kjo është një alibi për të justifikuar humbjen tuaj”, ka shtuar ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.