Kronika

Votimi i emigrantëve, Majko: Opozita të bashkëpunojë

Votimi emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme është një nga prioritetet e qeverisë. Në diskutimin e parë publik për këtë çështje,të çelur nga Ministri për diasporën, Pandeli Majko sot në kryesinë e kuvendit, deputetët e opozitës nuk u bënë pjese e tryezës me temë “Votimi i shtetasve shqiptarë jashtë vendit”, i cili vendosi disa objektiva për të mundësuar votimin e emigrantëve nga shtetet ku ata jetojnë.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Majko u shpreh se,  “Vota e shtetasve shqiptarë jashtë vendit do ta lidhë edhe më fort të ardhmen e vendit me procesin integrim të vendit. Pas kësaj reforme elektorale do të kemi qeveri që do të mbështes legjitimitetin e tyre edhe në votën e shtetasve të vet në perëndim”, tha ai.

Sipas Majkos, një arsye tjetër që nxit një vendim marrje sa më të shpejtë në Kuvendin e Shqipërisë është edhe rregullimi i regjistrimit të shtetasve jashtë vendit,duke i bërë apel opozitës që të bashkëpunojë në këtë drejtim.

“Shtetasve shqiptarë jashtë vendit u duhet bërë e qartë se me plotësimin e dokumenteve të reja identifikuese pasaportë dhe kartë identiteti të mos vendosë adresën e vjetër apo shtëpisë së prindërve në Shqipëri por atë të vendqëndrimit në vendin pritës.Çdo shmangie duhet konsideruar ashtu siç është paligjshmëri, falsifikim dhe si mosrespektim që shteti shqiptar ka me kompaninë koncesionare për këtë qëllim”.

“Ky është diskutimi i parë publik, shpresoj që kolegët deputet në komisionin e reformës zgjedhore të gjejnë gjuhën e përbashkët për çështjen e votës së shtetasve jashtë vendit. Po flasim për votues të majtë dhe të djathtë që do të fitojnë një të drejtë të munguar. Kjo reformë e votës do të ndryshojë raportin e politikës me shtetasit që e votojë, do të ndryshojë dhe vetë politikën shqiptare. Nuk po falim dhe nuk po sajojmë asgjë,  e drejta duhet të shkojë tek shtetasi dhe jo e kundërta”, tha ai.

Ndërsa Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, vendosi theksin te adresimi sa më i shpejtë i disa çështjeve teknike lidhur me procesin, duke shprehur vullnetin e qeverisë  për të bashkëpunuar me opozitën për të nisur projektin e votimit të emigrantëve.

“1/3 e shtetasve shqiptarë me të drejtë vote nuk e ushtrojnë këtë të drejtë.Hapi i parë për votimin e emigrantëve është identifikimi i tyre. Krahas kësaj është e rëndësishme, themelore, që sistemi i votimit për ta duhet të garantojë, transparencë në numrin e votës, fshehja e saj, dhe ruajtja e integritetit të votës dhe votuesit.  A do u sigurohet emigrantëve votimi për çdo lloj votimi, pra dhe për zgjedhjet lokale dhe jo vetëm vendore?  A do i kërkohet atyre  të regjistrohen vullnetarisht për të qenë pjesë e zgjedhjeve apo do të jenë automatikisht. Votimi do të jetë elektronik apo do të jetë me postë?Prioritet i qeverisë është krijimi i një adresari të saktë brenda dhe jashtë vendit, ku jeton dhe kush jeton, tha Xhafaj.

“Së bashku me opozitën duhet të vendosim se cilin sistem dhe formë duhet të aplikojmë për votimin e emigrantëve. Kryeministri Rama garanton vullnet të plotë për ti dhënë zgjidhje kësaj çështje. Në kuadër të ministrisë që përfaqësojë garantojë vullnet për të dhënë të gjithë kontributin tim si ministër i brendshëm për të dhënë ndihmën e nevojshme për të gjetur zgjidhje kësaj çështje”, tha Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button