☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,481 ▲0.82%
DOW 51,641 ▲0.29%
NASDAQ 26,309 ▲1.1%
NAFTA 73.15 ▼3.76%
ARI 4,259 ▼2.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $63,180 ▼ -3.37% ETH $1,718 ▼ -2.65% XRP $1.1475 ▼ -4.77% SOL $69.6900 ▼ -4.74%
S&P 500 7,481 ▲0.82 % DOW 51,641 ▲0.29 % NASDAQ 26,309 ▲1.1 % NAFTA 73.15 ▼3.76 % ARI 4,259 ▼2.8 % S&P 500 7,481 ▲0.82 % DOW 51,641 ▲0.29 % NASDAQ 26,309 ▲1.1 % NAFTA 73.15 ▼3.76 % ARI 4,259 ▼2.8 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Kosova

Votimi me postë për votuesit jashtë Kosovës, KQZ jep detajet rreth procesit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se nga sot ka filluar procesi i votimit jashtë Kosovës për shtetasit e Kosovës, të cilët janë regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Kjo periudhë 17-ditore (21 maj – 6 qershor 2026) do të vlejë vetëm për rreth 105 mijë shtetasit që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe të cilët kanë përzgjedhur të votojnë përmes postës.

“Pjesë e kësaj liste janë edhe shtetasit të cilët fillimisht ishin regjistruar për votim fizik në përfaqësi diplomatike, por për shkak se numri i votuesve në këto përfaqësi nuk ka arritur të kalojë mbi 50, të njëjtit kanë kaluar automatikisht në statusin e votuesve përmes postës dhe për këtë janë njoftuar nga KQZ”, thuhet në njoftim.

Në përputhje me detyrimet e përcaktuara në Rregulloren Zgjedhore Nr. 04/2025 për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, KQZ do të sigurohet që shtetasve të Kosovës të regjistruar për votim me postë t’ua dërgojë përmes postës pakon me fletëvotim.

Pako e cila do t’ju dërgohet votuesve të regjistruar, përmban:

Udhëzuesin për votim;

fletëvotimin;

zarfin e fshehtësisë; dhe

zarfin kthyes.

Detyrë e votuesit është që pakon ta dorëzojë në adresën e kutisë postare të KQZ-së në shtetin ku jeton votuesi i regjistruar.

Në ato shtete ku KQZ nuk ka hapur kuti postare, votuesi duhet të shënojë adresën e kutisë postare për votim përmes postës në shtetin më të afërt. Të gjitha detajet për procedurën e votimit, votuesit do t’i gjejnë në udhëzuesin për votim, i cili është i vendosur në pako.

Në çdo dërgesë postare, është vendosur nga një numër i veçantë gjurmimi dhe u është dërguar votuesve të regjistruar, të cilët mund të shohin vazhdimisht vendndodhjen e pakos së tyre me fletëvotim.

KQZ fton për vëmendje votuesit e regjistruar se çdo dërgesë postare duhet të jetë individuale. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.