⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,678 ▲1.44%
DOW 53,102 ▲2.54%
NASDAQ 25,788 ▲1.64%
NAFTA 93.83 ▼2.35%
ARI 4,048 ▲2.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,283 ▲ +3.19% ETH $2,424 ▲ +5.27% XRP $1.3165 ▲ +2.72% SOL $96.5300 ▲ +2.87%
S&P 500 7,678 ▲1.44 % DOW 53,102 ▲2.54 % NASDAQ 25,788 ▲1.64 % NAFTA 93.83 ▼2.35 % ARI 4,048 ▲2.73 % S&P 500 7,678 ▲1.44 % DOW 53,102 ▲2.54 % NASDAQ 25,788 ▲1.64 % NAFTA 93.83 ▼2.35 % ARI 4,048 ▲2.73 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Vrasja makabër e 8-vjeçarit në Fier/ Rama-gjykatës: Sa më shpejt masa më ekstreme mbi barbarin

Si ndodhi ngjarja?

Një ditë më parë në Fier, 8-vjeçari Mateo Vasiu është gjetur i pajetë në Fier. Në lidhje me ngjarjen u arrestua nga Policia e Fierit, Klodian Çalamani, pasi fillimisht dyshohej se ishte  personi që rrëmbeu dhe më pas vrau të miturin 8-vjeçar, i cili ishte i zhdukur.

8-vjeçari është parë nga banorët e lagjes duke bërë xhiro me biçikletën e 38-vjeçarit. Kjo ka hedhur dyshime tek policia, e cila menjëherë ka nisur hetimet.

Vetëm pak minuta më vonë është arritur të ndalohet 38-vjeçari Klodian Calameni, i cili e pranoi vrasjen. Ai jeton i vetëm në shtëpinë e tij pasi babanë dhe vëllanë e ka në burg në Greqi ndërsa e ëma jeton në Maqedoni. Rrethanat e këtij akti makabër janë ende të paqarta, ndërsa pritet zbardhja e dëshmisë së autorit.

Kush është Klodian Çalamani?

Klodian Çalamani në 2006 është autor i një tjetër pengmarrjeje. Ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Grecalli kanë marrë peng një vajzë, atëherë 16-vjeçare. Shoku Florian Vasiu pëlqente vajzën, por ajo nuk i përgjigjej kësaj ndenje, pasi ishte e lidhur me dikë tjetër. Pikërisht i dashuri i saj ka ndaluar të rinjtë dhe i kanë thënë që të mos e bezdisnin më vajzën. Ky veprim i të dashurit të vajzës ka acaruar të Çalamanin dhe Vasiun, të cilët e kanë marrë peng dhe e kanë torturuar për 20 minuta, duke e kërcënuar se do i shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit, më konkretisht gjoksin duke ia prerë me biçak. Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, Klodiani ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Aso kohe, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal. Ai u lirua nga burgu i Rrogozhinës me datë 06.08.2009.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.