Vrasja në Fier, identifikohet viktima! Dalin pamjet nga vendngjarja (VIDEO)
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e regjistruar këtë të hënë në qytetin e Fierit ku u ekzekutua Selami Hasani. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin ku ka ndodhur krimi.
Në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës. Ngjarja e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen “1 Maji”.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje teksa policia bën me dije se vrasja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.