Moti i keq në Pogradec, era e fortë lë pa energji disa fshatra të Mokrës
Reshjet e shiut të shoqëruara edhe me erë të fortë gjatë natës së mbrëmshme kanë shkaktuar probleme me rrjetin elektrik në disa zona të Mokrës në Pogradec.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e erës së fortë ka pasur dëmtime përcjellsash në Njësinë Administrative të Velçanit ku disa fshatra si Bishnicë, Jollë, Velçan, Buzaishtë dhe Shpellë, janë pa energji elektrike.
Dëmtime ka pasur edhe në Njësinë Trebinjë ku të paktën 4 fshatra në këtë njësi rezultojnë pa energji deri në këto momente.
Nga ana e OSHEE-së, bëhet me dije se në terren janë disa grupe të cilat po punojnë për riparimin e dëmeve dhe rikthimin e energjisë.
Kjo zonë pati probleme edhe disa ditë më parë ku si pasojë e erës këto zona mbetën për më shumë se 48 orë pa energji.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.