☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,769 ▲2.3%
DOW 47,782 ▲2.57%
NASDAQ 22,606 ▲2.67%
NAFTA 94.28 ▼16.53%
ARI 4,750 ▲1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,451 ▲ +4.36% ETH $2,213 ▲ +5.85% XRP $1.3542 ▲ +3.9% SOL $83.2400 ▲ +4.35%
S&P 500 6,769 ▲2.3 % DOW 47,782 ▲2.57 % NASDAQ 22,606 ▲2.67 % NAFTA 94.28 ▼16.53 % ARI 4,750 ▲1.39 % S&P 500 6,769 ▲2.3 % DOW 47,782 ▲2.57 % NASDAQ 22,606 ▲2.67 % NAFTA 94.28 ▼16.53 % ARI 4,750 ▲1.39 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Vrasja në Sarandë, policia: 44-vjeçari u vra nga pakujdesia e fqinjit

Policia ka zbardhur ngjarjen e Shkallës, të një jave më parë ku mbeti i vrarë një 44-vjeçar.

Sipas policisë, Pajtim Shehu është vrarë nga pakujdesia nga bashkëfshatari i tij, Ajet Rexhepi, i cili tashmë është në arrest me burg.

Ngjarja ka ndodhur më 13 shkurt pak pas mesnate, ku një person i paidentifikuar ka hyrë në lokalin e A. P, në dalje të fshatit Shkallë në Sarandë. Ai ka vjedhur një sasi prej 5 mijë lekësh dhe është larguar pa lënë gjurmë. Bashkëshortja e pronarit të lokalit, dëgjoi zhurmë gjatë largimit të autorit të vjedhjes.

Në këto kushte, A. P njoftoi disa bashkëfshatarë dhe kërkoi ndihmë për kapjen e autorit, thirrje që i janë përgjigjur disa nga fqinjët.

Sipas policisë, rreth orës 01:05 u dëgjua një e shtënë me armë zjarri, pra rreth 35 minuta pas momentit të largimit të autorit të vjedhjes nga lokali. “Nga të gjitha faktet dhe provat shkencore të grumbulluara nga grupi hetimor, rezulton se shtetasi Ajet Rexhepi, (i lënë nga Gjykata me masën e sigurisë “Burg pa afat) dyshohet si autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit Pajtim Shehu, 44 vjeç. Vrasja ka ndodhur nga pakujdesia, në kushtet e errësirës dhe të motit të keq”, njofton policia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.