☁️
Tiranë 19°C · Vranët 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,341 ▼1.03%
DOW 50,759 ▼1.64%
NASDAQ 24,328 ▼0.74%
NAFTA 83.89 ▼0.9%
ARI 3,776 ▼2.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $63,973 ▼ -1.52% ETH $1,793 ▼ -1.65% XRP $0.9875 ▲ +1.61% SOL $74.2400 ▲ +1.06%
S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 83.89 ▼0.9 % ARI 3,776 ▼2.28 % S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 83.89 ▼0.9 % ARI 3,776 ▼2.28 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
Kosova

Vrasja në Suharekë, flet Kryeprokurori i Prizrenit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit për vrasjen që ndodhi sot në Suharekë, si dhe sekuestrimin e armës së përdorur në kryerjen e veprës penale.

Kryeziu ka bërë të ditur për Telegrafin se, përveç arrestimit të të dyshuarit dhe sekuestrimit të armës, autoritetet janë duke ndërmarrë edhe veprime të tjera hetimore në terren.

“Mund të konfirmoj që është arrestuar i dyshuari dhe është sekuestruar arma me të cilën është kryer vepra penale. Në këtë fazë nuk mund të konfirmoj më tepër, të gjitha veprimet tjera janë duke u ndërmarrë në terren”, ka deklaruar Kryeziu.

Ndërkaq, më herët, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar në afërsi të fshatit Nepërbisht, teksa po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes.

“Pas ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore, Policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin për vrasjen në Suharekë. Ai është kapur në afërsi të fshatit Nepërbisht, derisa po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes”, ka njoftuar Bytyqi.

Ngjarja është raportuar më 18 nëntor 2026, rreth orës 12:20, në qytetin e Suharekës, ku një person kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një 60-vjeçari.

Si pasojë e të shtënave, viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë, por më vonë ka ndërruar jetë.

Pas rastit, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia kishte nisur veprimet për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.