🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 97.98 ▲3.78%
ARI 4,791 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $72,255 ▲ +0.86% ETH $2,211 ▼ -0.35% XRP $1.3520 ▼ -0.13% SOL $84.3400 ▲ +1.13%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.98 ▲3.78 % ARI 4,791 ▲0.28 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.98 ▲3.78 % ARI 4,791 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Vuçiç fton Ramën në një darkë ‘sekrete’, frikë nga fjalimi i Preshevës

Rama-dhe-Vucici-ne-Konference-350x191Kryeministri Rama dhe kryeministri serb Vuçiç kanë darkuar së bashku në Beogard të përfaqësuar edhe nga delegacionet e tyre.

Sipas KosovaPress, darka është shtruar jo në vendin ku ishte parashikuar në axhendë (pranë Ambasadës Shqiptare në Serbi), por diku tjetër, në një rezidencë që nuk bëhet e ditur për median. Mësohet se ka qenë kryeministri Vuçiç që e ka ftuar Ramën për darkë.

Lidhur me arsyet e kësaj darke , mediat kanë bërë tw ditur se është diskutuar për Preshevën, pasi kryeministri serb Vuçic është i shqetësuar për vizitën në Preshevë, dhe në këtë darkë ka kërkuar të shmangen debatet dhe fjalimet me natyra nacionaliste ashtu si ndodhi gjatë konferencës me Ramën.

Sipas raportimeve nga Beogardi, aty u tha se dy kryeministrat kanë qëndruar larg njëri-tjetrit në drekën që është shtruar fill pas konferencës për shtyp. Sa për kryeministrin serb ai e ka reflektuar edhe gjatë drekës inatin dhe mërzinë e tij me kryeministrin shqiptar, pas fjalimit të Ramës për Kosovën. I pyetur nga emisioni ‘Opinion’ në Tiranë, Baton Haxhiu, i cili ndodhet në Boegrad tha se kryeministri serb u tregua pa takt dhe i pakujdesshëm gjatë konferencës për shtyp në Beogard, sepse nuk diti ta kalojë me elegancë fjalimin e Ramës, por reagoi në një mënyrë të tillë sa i dha çështjes edhe më shumë rëndësi se sa do donte”.

Lidhur me përmbajtjen e fjalimit të Ramës, Baton Haxhiu tha se nuk ka qenë e ditur saktësisht se çfarë do thoshte Rama. “Është ditur diçka që do flitej për BE-në dhe do përmendej Kosova, por jo fjalimi në detaje çfarë do thuhej.” Lidhur me takimin në Pallatin Serbia mes dy homologëve , ai ka zgjatur për 40 minuta dhe thuhet se ka pasur mospajtime serioze dhe se biseda është fokusuar te Kosova dhe incidenti i ndeshjes së Beogradit.

“Për 10 minuta gjatë drekës dy kryeministrat kanë qenë në distancë me njëri-tjetrin , më pas janë afruar dhe kanë folur. Ishte e nxirë situata pas konferencës. Megjithatë muajin e ardhshëm edhe më tej, përfaqësues të shteteve të Ballkanit, duhet të takohen disa herë për të rrumbullakosur projektet energjetike apo hekurudhore të Ballkanit, të financuara nga BE. Serbia është keq ekonomikisht dhe nuk besoj se do tërhiqet nga këto projekte,” tha më tej Baton Haxhiu.

Por, sipas analistëve më e madhja u tha në Beograd, dhe çfarëdo që të thuhet nuk do shkaktojë probleme. Në Preshevë mund të ketë incidente por të kontrollueshme. Burimet thonë se mbrëmjen e kësaj të hëne atje ka pasur disa arrestime për shkak të valëvitjes së flamujve shqiptarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.