☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 89.06 ▼3.56%
ARI 4,487 ▲1.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,188 ▼ -0.59% ETH $2,142 ▼ -0.27% XRP $1.4095 ▼ -1.34% SOL $90.1300 ▼ -1.54%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.06 ▼3.56 % ARI 4,487 ▲1.93 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.06 ▼3.56 % ARI 4,487 ▲1.93 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Vuçiç, në Paris me kërkesë të qartë: Ndërtimin e autostradës me Shqipërinë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pritet të kërkojë në Konferencën e Parisit financime për ndërtimin e autostradës nga Beogradi në Merdarë, autostradë që vijon më pas në drejtim të Shqipërisë, pjesë e Rrugës së Kombit.

Mediet serbe shkruajnë se gjatë qëndrimit në Paris, Vuçiç do të takohet me përfaqësues të lartë të BE-së, si me Komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn, dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Gjithashtu, Vuçiç do të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, si dhe me disa kryeministra të rajonit.

Duke folur për infrastrukturën, Vuçiç tha për mediet serbe se investimet në autostradën Nish-Prishtinë janë rruga më e mirë për t’u lidhur më shpejt me Shqipërinë. Ai tha se projekti ka rëndësi shumë të madhe edhe për disa zona të Serbisë.

“Mendoj se kjo është lidhja infrastrukturore me Shqipërinë në vijim”, tha ai.

Vuçiç deklaroi se Serbia ka shkuar në Samitin e Parisit për të paraqitur projektet e veta infrastrukturore. Paqja dhe stabiliteti janë më të rëndësishme për progresin ekonomik, tha Vuçiç, duke shtuar se Serbia do të ketë rritje të madhe ekonomike dhe përmirësimin e standardeve të jetesës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.