☁️
Tiranë 27°C · Vranët 17 June 2026
S&P 500 7,512 ▲0%
DOW 52,182 ▲0.35%
NASDAQ 26,379 ▲0.01%
NAFTA 75.96 ▲0.92%
ARI 4,382 ▲0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $65,975 ▲ +0.28% ETH $1,775 ▼ -0.18% XRP $1.2180 ▲ +0.38% SOL $74.0300 ▲ +1.08%
S&P 500 7,512 ▲0 % DOW 52,182 ▲0.35 % NASDAQ 26,379 ▲0.01 % NAFTA 75.96 ▲0.92 % ARI 4,382 ▲0.63 % S&P 500 7,512 ▲0 % DOW 52,182 ▲0.35 % NASDAQ 26,379 ▲0.01 % NAFTA 75.96 ▲0.92 % ARI 4,382 ▲0.63 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Rajoni

Vuçiq: Të mos e mashtrojmë veten, duhet të gjejmë zgjidhje për Kosovën

“Le të gjejmë një zgjidhje për Kosovën nëse ka. Ne gjithë kohën po e mashtrojmë veten”, kështu deklaroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë një interviste për TV Pink.

Vuçiq theksoi se shtetet e mëdha do të vazhdojnë ta përkrahin Kosovën, dhe për këtë Serbia duhet të mendojë për një zgjidhje.

“Duhet të dëgjojmë se çfarë thonë të tjerët. E para, disa mund të thonë se nuk kishte guxim për ta njohur Kosovën, të dytët thonë se janë tradhtar, e tjerët do të deklarojnë se ai bëri diçka kundër interesave kombëatre”, deklaroi presidenti serb, transmeton lajmi.net

Ai foli edhe për krahasimet ndërmjet Kosovës dhe Katalonisë.

“Nuk ka asnjë arsye që Katalonia të merr statusin e vet. Nëse është zero për Kataloninë, është minus tre për Kosovën”, deklaroi Vuçiq.

“Fuqitë e mëdha dhe perëndimi nuk do të heqin dorë nga Kosovë. Nëse nuk arrijmë një marrëveshje me shqiptarët ata nuk do të pajtohen”, theksoi ai.

Presidenti serb dha detaje tjera edhe për takimin me Hoyt Yee.

Në këtë takim Vuçiq bëri të ditur për ndikimin e Rusisë në Ballkan, kurse zyrtari i lartë amerikan i dha mesazhe të qarta se integriteti i Kosovës nuk do të preket.

Aleksandar Vuçiq tutje u shpreh i bindur se së shpejti në Serbi do të shkojnë presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai Francës, Emmanuel Macron.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.