🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,954 ▲ +0.02% ETH $2,246 ▲ +0.2% XRP $1.1685 ▼ -1.85% SOL $90.1000 ▼ -1.17%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

BM – Tymi i zi mbulon Londrën, zjarr masiv pranë Wembley, 125 zjarrfikës luftojnë me flakët

– Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer sot në një zonë industriale në Neasden, në veriperëndim të Londrës, pranë stadiumit të Wembley-t, duke shkaktuar një re të madhe tymi të zi, që është parë nga zona të ndryshme të kryeqytetit britanik, sipas “The Independent”.

Shërbimi i Zjarrfikësve të Londrës ka dërguar në vendngjarje 20 automjete zjarrfikëse dhe rreth 125 zjarrfikës, për të përballuar flakët në një impiant për përpunimin e mbetjeve në Hannah Close.

Sipas zjarrfikësve, zjarri ka përfshirë edhe një njësi industriale me përmasa rreth 100 me 150 metra.

Për ndërhyrjen janë përdorur gjithashtu shkallë të gjata ajrore, dronë, pajisje për shtrirjen e tubacioneve dhe një pompë me kapacitet të lartë uji.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve në zonën përreth që të qëndrojnë brenda dhe të mbajnë të mbyllura dyert dhe dritaret, për shkak të sasisë së madhe të tymit.

Më shumë se 70 telefonata për zjarrin janë bërë në numrin e emergjencës, që prej orës 11:34 sipas orës lokale.

Disa dëshmitarë kanë raportuar se kanë dëgjuar një shpërthim përpara se zjarri të përhapej, por shkaku i tij ende nuk është përcaktuar zyrtarisht.

Deri tani nuk janë raportuar viktima apo të plagosur.

Zjarri ka shkaktuar edhe probleme të konsiderueshme në transportin publik.

E gjithë linja Metropolitan e metrosë së Londrës është pezulluar, ndërsa linja Jubilee është ndërprerë pjesërisht mes Willesden Green dhe Wembley Park.

Edhe shërbimet hekurudhore drejt dhe nga London Marylebone janë prekur nga situata.

Ndërhyrja e zjarrfikësve vijon, ndërsa autoritetet po punojnë për të vënë zjarrin nën kontroll dhe për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit të flakëve. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.