🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 19 March 2026
S&P 500
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.49 ▼1.02%
ARI 4,661 ▼4.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,578 ▼ -1.05% ETH $2,149 ▼ -2.01% XRP $1.4514 ▼ -0.6% SOL $89.0900 ▼ -1.11%
S&P 500 DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.49 ▼1.02 % ARI 4,661 ▼4.8 % S&P 500 DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.49 ▼1.02 % ARI 4,661 ▼4.8 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Kosova

VV: Ferizaj udhëhiqet përmes shkeljeve ligjore

Vetëvendosje në Ferizaj vlerëson se shkelja e ligjit, injorimi dhe shantazhi i anëtarëve të Kuvendit nga ana e kryetarit të Komunës dhe Kryesuesit të Kuvendit Komunal, janë shndërruar në normë të qeverisjes komunale të Ferizajt.

Sipas Vetëvendosjes, të vepruarit me logjikën e numrave në Kuvend, dhe pa u konsultuar fare me subjektet politike dhe anëtarët tjerë të Kuvendit për çështjet që janë me rëndësi për Komunën dhe qytetarët e saj, na sjellin në situata sikurse ajo e ndërprerjes së seancës së djeshme, në mungesë të kuorumit.

“Seanca e djeshme ka qenë e destinuar të dështojë, si për nga arsyetimi nga ana e Kryesuesit si seancë e jashtëzakonshme, ashtu edhe nga mënyra e procedimit të pikave të rendit të ditës pa asnjë konsultim paraprak me anëtarët e Kuvendit (Komitetit për Politikë dhe Financa), obligim ky që del nga paragrafi 2 i nenit 44 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, dhe paragrafi 2 i nenit 11 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Ferizajt. Pra që në fillim kishim dy shkelje të ligjit. Dokumenti i Kornizës Afatmesme Buxhetore që ka ardhur në Kuvend, jo rastësisht i mungon data e Qarkores Buxhetore, sepse siç dihet kjo qarkore mbanë datën 15 maj 2015, kurse ekzekutivi ka thënë se kjo qarkore ka ardhur me vonesë, gjë që nuk qëndron”, thuhet në kumtesën e Vetëvendosjes.

Sipas tyre, shkeljet ligjore nuk përfundojnë me kaq. “Propozimi i pikave në lidhje me dhënien e pronave të Komunës në shfrytëzim afatgjatë është bërë pa i respektuar kërkesat ligjore, dhe me referime në ligje dhe nene jo adekuate, siç është rasti me disa prona të Komunës në disa fshatra, të cilat janë dhënë në shfrytëzim afatgjatë në seancë e 4 qershorit. Tutje, propozimit për dhënien e 15 pronave të paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatgjatë i mungon baza e saktë ligjore e procedimit, i mungon arsyetimi i interesit publik, si dhe kushtet mjedisore dhe kushtet urbanistike për secilën pronë veç e veç”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.